Kovaçevski: Janë ndarë 45 banesa të reja sociale, kujdesemi për një jetë cilësore të qytetarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Gostivar në prani të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, kryetarit të komunës, Arben Taravari dhe drejtorit të Shoqërisë Aksionare për ndërtim dhe menaxhim të objekteve banesore dhe afariste, Zoran Gjorgijev, ndanë çelësat e shtëpive të reja 45 familjeve nga kategoritë e cenueshme sociale.

Të kesh një shtëpi të ngrohtë, një çati mbi kokë për fëmijët, për familjen tënde do të thotë shumë dhe në të vërtetë jam shumë i lumtur që sot, së bashku, këtu në Gostivar, ndajmë lumturinë e 45 familjeve, të cilëve ua dorëzojmë çelësat e shtëpive të tyre”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Gostivar.

Kryeministri theksoi se sfidat që krijoi kriza e rëndë ekonomike nuk e penguan Qeverinë në zbatimin e politikës sociale të banesave.

“Në 4 vitet e kaluara janë ndërtuar dhe janë në fazë ndërtimi 864 banesa sociale. Kjo Qeveri siguron një jetë më të mirë e më cilësore për kategoritë e cenueshme të qytetarëve.

Deri më tani, përveç këtu në Gostivar, banesa janë shpërndarë edhe në Makedonski Brod, Strumicë, Probishtip, Vinicë, Sveti Nikollë. Banesat janë ndarë menjëherë pasi janë ndërtuar, njoftime të tilla për ndarjen e banesave janë në vazhdim në Gjevgjeli, ndërtimi i banesave sociale në Demir Kapi ka përfunduar dhe banesat duhet të ndahen aty. Banesat sociale në Negotinë janë në fazën përfundimtare dhe po ndërtohen banesa sociale për mbi 500 bashkëqytetarë tanë në Dibër, Butel, Veles, Koçan dhe Saraj.

Politika jonë e Qeverisë është për zhvillimin e çdo pjese të vendit, prandaj banesat sociale që ne ndërtojmë janë të vendosura në të gjithë vendin. Kështu sigurojmë zhvillim të balancuar rajonal dhe deri diku barazimin e standardit të banimit”, theksoi Kovaçevski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, theksoi se Qeveria dhe Ministria janë duke ndërmarrë të gjitha masat për zbutjen e pasojave të krizës dhe për të siguruar kushte më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët.

“Këtë muaj, për vetëm dhjetë ditë, shpallëm dy thirrje publike për shpërndarjen e banesave sociale në Gjevgjeli dhe Demir Kapi.

Shqetësimi për kategoritë më të cenushme  tw qytetarëve shprehet veçanërisht tani në një kohë kur po përballemi me sfidën më të madhe të rimëkëmbjes nga kriza energjetike dhe ekonomike.

Dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Por dua t'ju siguroj se po i marrim të gjitha masat për të zbutur pasojat dhe për të siguruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët”, tha ministri Boçvarski.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka theksuar se së shpejti do të vendosen me banim edhe 25 familje të tjera nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

“Më vjen mirë që po realizohet një projekt i mirë për mysafirët. Sot 45 familje gostivarase do të akomodohen në banesa të reja dhe shpresoj në një të ardhme të afërt edhe 25 të tjera. Këto janë gjëra të mira që shteti mund t'i bëjë për familjet e rrezikuara sociale”, tha Taravari.

Drejtori i Shoqërisë aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe me hapësira afariste Gjorgijev, tha se objekti kolektiv banesor i destinuar për personat në rrezik social dhe kategoritë tjera të cenueshmesociale në Gostivar ka një sipërfaqe të përgjithshme prej më shumë se 3000 m2 dhe ka P+4 me 2 hyrje.

"Disponon me  70 njësi banimi, që mbulon një sipërfaqe prej 33 - 44 m2. Të gjithë kanë ballkone që mbulojnë një sipërfaqe prej 1 - 4 m2, 70 hapwsira bodrumesh me një sipërfaqe prej 4 - 10 m2, 18 hapësira parkimi dhe qasje te personat me aftësi të kufizuara. Investimi i përgjithshëm i objektit është 103,000,000 denarë. Kontrolli teknik u bë në Prill 2021, "tha Gjorgiev.