Kovaçevski dhe Bekteshi në vizitë në një shitore: Ulëm çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit, ndihmojmë qytetarët në kushte krize

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski , së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, sot vizituan  një nga shitoret në Shkup, për të parë gjendjen me shitjen e pastave dhe produkteve të qumështit.  

“Në vazhdimësi të vendimit tonë për ngrirjen e çmimit të bukës dhe pas analizave të bëra morëm vendim për ngrirjen, gjegjësisht uljen për 15% të çmimit edhe të një pjese të pastave. Për një pjesë të produkteve të qumështit, ndër të cilat qumështi i lopës, gjiza, djathi, kaçkavalli, kosi, ajka dhe jogurti,  parashikuam ulje të çmimit për 10 për qind, krahasuar me çmimin nga 1 marsi i  këtij viti. Sot mundëm të sigurohemi të gjithë që kjo ulje e çmimeve të respektohet nga ana e prodhuesve dhe nga ana e  tregtarëve dhe e njëjta vlen si për uljen e çmimit të bukës ashtu edhe për ngrirjen e çmimeve të pastave, gjegjësisht uljen e çmimeve të produkteve të qumështit të cilat i numërova.

U pa se me punë mund të arrihet ajo që është në interes të qytetarëve. Prandaj edhe  i marrim këto vendime, sepse e dimë dhe këtë e treguan edhe analizat, se ulja e çmimeve të këtyre produkteve kryesisht do të ndikojë ndjeshëm në xhepin e qytetarëve, gjegjësisht do të krijohen lehtësime për buxhetin e familjar", tha Kryeministri Kovaçevski gjatë vizitës së tij në një shitore, duke falënderuar ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski dhe prodhuesit dhe tregtarët për përpjekjet e tyre në marrjen e vendimeve.

Ai kujtoi dy pakot e masave kundër krizës prej mbi 760 milionë euro, të cilat pako u vlerësuan nga Banka Botërore si më e madhja në rajon dhe shtoi se ndihma për kompanitë dhe qytetarët do të vazhdojë edhe këtë vit.

“E kam thënë shumë herë – nuk do të lëmë askënd të ballafaqohet vetëm me krizën, por nuk do të lejojmë që të realizohet përfitimi personal në kurrizin e qytetarëve, sidomos tani, kur pasojat e krizës janë të pamëshirshme për të mëdhenjtë e botës, ekonomitë, dhe nga vala asnjë vend në botë nuk mbetet jashtë rritjes së çmimeve dhe mbylljes së kompanive dhe vendeve të punës.  Edhe këtë vit ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë dhe qytetarët. Por ne nuk do të lejojmë rritje të paarsyeshme të çmimeve dhe çrregullim të tregut, duke rrezikuar standardin e qytetarëve për interesa personale”, theksoi kryeministri Kovaçevski.
 

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se politikat dhe masat e zbatuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria po japin rezultate.

“Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë në rënie. Ministria e Ekonomisë bën analiza në baza ditore dhe nuk do të lejojmë asnjë përfitim e aq më pak që kriza të jetë në kurrizin e qytetarëve. Ministria e Ekonomisë do të përgatisë informacione për çdo produkt dhe në përputhje me rrethanat do të krijohen masa të reja të cilat ndoshta do të pasojnë në muajin prill. Masat do të jenë të kahëzuara drejt  ekonomisë dhe qytetarëve.

Ne monitorojmë me kujdes të gjitha zhvillimet me lëvizjen e çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore bazë. U bëj thirrje odave dhe kompanive që të tregojnë përgjegjësi sociale dhe të ulin vetë çmimet e produkteve, duke pasur parasysh uljen e çmimeve të lëndëve të para në bursat botërore. Nëse tregojnë se janë të ndërgjegjshëm dhe ulin vetë çmimet, do të dalim me masa të reja mbështetëse”, theksoi ministri i Ekonomisë, Bekteshi.

Ai bëri të ditur mundësinë e masave të reja, duke shtuar se aktualisht janë duke u bërë analiza.

“Deri nesër do të kem analizat për çmimet e sheqerit, vezëve dhe orizit dhe deri në fund të ditës do të informoj kryeministrin nëse ka mundësi të reagojë për produktet e tjera”, tha ministrja e Ekonomisë  Bekteshi.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, i përshëndeti vendimet e Qeverisë, duke vlerësuar se ato janë në interes të të gjithë qytetarëve. Ai tha se do të kenë informacion më të detajuar pasi të shohin gjendjen aktuale.

“Aktualisht deri më tani ka pasur ulje të çmimeve. Më shumë se 160 inspektorë ndodhen në terren në të gjithë vendin tonë. Dhe siç e thashë edhe më herët, gjatë ditës do të dalim me informacione më të detajuara dhe apeloj si drejtor, meqenëse ka pasur një periudhë gjashtëditore që tregtarët të përshtaten me këtë vendim, i bëj apel që të bëjnë njëjtë, sepse në Ligjin e Tregtisë dhe sanksionet janë të larta, nga 800 deri në 10.000 euro. Dhe ne si Inspektorat Shtetëror i Tregut veprojmë sipas të gjitha ligjeve dhe pa asnjë përzgjedhje do t'i kryejmë inspektimet në masën maksimale dhe sipas ligjit”, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Trajkovski.


 

Deklaratë e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski për çmimet e produkteve të qumështit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, sot kanë vizituar një nga marketet në Shkup, për të parë situatën me shitjen e makaronave dhe produkteve të qumështit.

 

Në vazhdim deklarata e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

 

„ Të respektuar ,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbrojë standardin dhe interesin e qytetarëve. Si Qeveri e përgjegjshme, e udhëhequr nga prioriteti ynë që nevojat e qytetarëve të jenë gjithmonë të parat, marrim vendime që, jam thellësisht i bindur, do të përmirësojnë cilësinë e jetës në vendin tonë.

Publiku është në dijeni të faktit se rreth dy javë më parë kemi marrë një vendim për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, si dhe një vendim që detyron tregtarët të furnizojnë dhe të shesin lloje dhe sasi të caktuara të mallrave tek konsumatorët, sipas një radhitje të paracaktuar.

Ndonëse vendime të tilla u ndeshën me rezistencë nga një pjesë e prodhuesve dhe tregtarëve, ajo ishte në favor të qytetarëve, të cilët e mirëpritën këtë hap tonin, i cili rezultoi i drejtë, duke qenë se nuk lejohej çekuilibër në ofertën dhe kërkesën e tregun e brendshëm.

Si vazhdimësi e vendimit tonë për ngrirjen e çmimit të bukës dhe pas analizave morëm vendim për ngrirjen, pra uljen me 15% të çmimit të një pjese të pastave. Për disa produkte të qumështit, përfshirë qumështin e lopës, gjizën, djathin,  qumështin e thartë, mazë dhe kosin, kemi parashikuar uljen e çmimit për 10 për qind, krahasuar me çmimin e 1 marsit të këtij viti.

Sot të gjithë kemi mundur të sigurohemi që kjo ulje çmimesh të respektohet nga prodhuesit dhe tregtarët dhe e njëjta gjë vlen edhe për uljen e çmimit të bukës edhe për ngrirjen e pastave, pra uljen e çmimeve të edhe produktet e qumështit të cilat i numërova më lartë.

Kemi punuar shumë për të marrë këto vendime, dua të falënderoj ministrin e Ekonomisë, drejtorin e ISHT-së, kolegët që punojnë me ta, takimet e shumta me prodhuesit, tregtarët. U pa se ajo që është në interes të qytetarëve mund të arrihet me punë.

Prandaj po i marrim këto vendime, sepse e dimë dhe këtë e kanë treguar edhe analizat, se ulja e çmimeve të këtyre produkteve do të ndikojë ndjeshëm në xhepat e qytetarëve, pra do të krijohen lehtësira për buxhetin e familjes.

Me vizitën time këtu sot, por edhe më parë, kur kohët e fundit isha në një vizitë tjetër  për të pasur një pasqyrë të çmimeve të bukës dhe shpërndarjes së saj në tregje, dua të dërgoj një mesazh që unë personalisht dua të sigurohem që vendimet që marrim të respektohen dhe zbatohen dhe sa kanë dëgjim prodhuesit, furnitorët dhe tregtarët për këtë.

E kam thënë shumë herë - nuk do të lëmë askënd të merret vetëm me krizën, por nuk do të lejojmë që përfitimet personale të realizohen në kurrizin e qytetarëve, sidomos tani, kur pasojat e krizës janë të pamëshirshme për ekonomitë kryesore të botës , dhe nga vala e rritjes së çmimeve dhe mbylljes së kompanive dhe vendeve të punës, asnjë vend në botë nuk ka mbetur jashtë.

Siç e dini, në vitin 2022 dolëm në ndihmë  ekonomisë dhe qytetarëve dhe ndihmuam me dy pako masash kundër krizës, të cilat arritën në mbi 760 milionë euro, sipas analizave të Bankës Botërore, pakoja më e madhe në rajon.

Këtë vit ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë dhe qytetarët. Megjithatë, nuk do të lejojmë rritje të pajustifikuar të çmimeve dhe çrregullim të tregut, duke rrezikuar kështu standardin e qytetarëve për interesa personale.

Pres që kompanitë, tregtarët, prodhuesit, furnitorët të kenë kuptim për të mirën e përgjithshme, jo individuale, të kuptojnë nevojat themelore të qytetarëve, të cilët janë edhe konsumatorët e tyre.

Gjithashtu, me këtë rast, dua të falënderoj shumicën e prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve që realisht i respektuan këto masa dhe i shpërndanë produktet me çmime të përcaktuara nga Qeveria.

Vetëm duke praktikuar parimet e përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit mund të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në themele të forta, e cila do të promovojë vlera solidare dhe të qëndrueshme mes qytetarëve tanë”.