Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot pas mbajtjes së Këshillit për siguri sociale, informoi për miratimin e harmonizimit të pensioneve të marsit, gjegjësisht rritje prej 8,4%. Në konferencën për media ku morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençeska dhe kryetarja e Sindikatës së Shoqatave të Pensionistëve, Stanka Trajkova, kryeministri theksoi se nga fillimi i mandatit të kësaj Qeverie, nga shtatori i vitit 2023, pensionet do të rriten me 25%, që është rritja më e madhe deri tani në historinë e shtetit.
“Nëse flasim në përqindje, rritja e pensioneve të marsit sipas metodologjisë do të jetë një rritje prej 8.4%, që është më shumë se sa pritej.
Në këtë vit 2023, përveç harmonizimit të pensioneve për muajin mars, do të pasojë një tjetër në shtator, i përshtatur sipas shpenzimeve të jetesës dhe rritjes së pagës mesatare. Që do të thotë për një vit kalendarik rritja e pensioneve do të jetë rreth 16%. Ose që nga dita e parë e kësaj Qeverie, janari i vitit të kaluar me rritjet e pensioneve që ndodhën vitin e kaluar, në mars dhe në shtator, së bashku me këtë rritje dhe rritjen që pason në shtator, gjë që nuk ka ndodhur më parë në historinë e vendit”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Harmonizimi i pensioneve bëhet sipas metodologjisë 50% të shpenzimeve nga rritja e pagës mesatare të paguar dhe 50% nga rritja e shpenzimeve në RMV-së, sqaroi ministrja Trençevska.
“Pensionet e shtatorit u rregulluan në vitin 2022 sipas këtij modeli të kombinuar të rritjes 50% të pagës mesatare dhe 50% rritjes së kostos së jetesës dhe ne e rritëm, pra e harmonizuam pensionin atëherë me 6.8%. Rritja tani me pensionin e marsit, të cilin pensionistët do ta marrin në fund të marsit, diku më 27 mars, do të fillojë pagesa e pensioneve, do të rritet, pra do të harmonizohet për 8.4% dhe kështu pensioni mesatar nga 17.666 denarë rritet në 19.150 denarë”, tha Trençeska.
Kryetarja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve, Trajkova, theksoi se me aplikimin e metodologjisë së re, e cila është përkthyer në ligjin e FSPIM neni 37 i ligjit të FSPIM-it është zbatuar më menjëherë dhe drejtpërdrejt, dhe pensionet do të harmonizohen në 8.4%.
“Për ilustrim, në aplikimin e asaj formule në vitin 2022, duke krahasuar gjashtëmujorin, rritja e shpenzimeve të jetesës është 10,6% dhe rritja e pagave është 6,2%, që do të thotë se pensionet e pensionistëve janë rritur me 8,4% dhe kështu rritja e pensioneve do të jetë bazë për rritje të mëvonshme”, ka theksuar Trajkova.
Harmonizimi i pensioneve ka filluar nga shtatori i vitit të kaluar. Pensionet e shtatorit u përshtatën sipas këtij modeli të kombinuar të rritjes së pagës mesatare prej 50% dhe rritjes së shpenzimeve të jetesës për 50%, pensionet u rritën për 6,8%, kështu që pensioni nga 16.348 denarë u rrit në 17.666 denarë.
Kjo mënyrë e harmonizimit të pensioneve mundëson rritje reale të pensioneve në raport me pagat, pra me rritjen e pagës mesatare rriten vazhdimisht edhe pensionet. Rëndësi të madhe për Qeverinë ka bashkëpunimi shumë i suksesshëm dhe dialogu cilësor me Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve, së bashku me ekspertët, ministrit, shoqatat pensionale, partinë e pensionistëve, pjesën tjetër të partnerëve të koalicionit në Qeveri me të cilët u arrit sukses, me qëllimin e vetëm për jetën cilësore të qytetarëve tanë në moshë.