Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për Temën e ditës në Ditarin e TV Sitel, tha se obligimet që ka vendi ndaj Bashkimit Evropian në procesin integrues nuk mund dhe nuk guxojnë që të behet politikë ditore dhe të jetë subjekt i shantazhit .
“Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian i vendit tonë, si çdo shtet tjetër, duhet të marrë vendime të caktuara lidhur me përmbushjen e kritereve të parapara nga BE-ja si dhe detyrimet nga korniza negociuese, e cila është miratuar me konkluzionet e Kuvendit të Maqedonisë me vota e shumicës.
Politika ditore nuk mund të bëhet nga ato detyrime, sepse edhe në fund të anëtarësimit do të kemi vendime që do të duhet të merren me dy të tretat e Kuvendit, reforma në administratën publike, reforma e decentralizimit, reforma e sistemit gjyqësor reforma e prokurorisë, këto janë reforma që bëhen me dy të tretat, ato reforma me dy të tretat nuk mund t'i nënshtrohen shantazhit, ato i nënshtrohen përcaktimit strategjik të shtetit, ashtu siç ishin në vendet e tjera që iu bashkuan BE”, tha Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se duhet të shikohen vetëm vendimet e Kroacisë për të hyrë në BE, duke theksuar se ato nuk janë subjekt i politikës ditore, siç duan të bëjnë disa nga partitë tona opozitare.