Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për Temën e ditës në Ditarin e TV Sitel, është shprehur i kënaqur me rritjen e fundit të pagës minimale në 20.175 denarë, që është një rritje prej 2.175. denarë. Çdo punëtor do ta marrë këtë pagë minimale duke filluar nga prilli i këtij viti.
“Zgjidhjet sistemore që i kemi bërë vitin e kaluar po japin rezultat, sepse rroga prej 15 mijë kur erdha kryeministër tani është 20.175 denarë, e kam fjalën për pagën bazë minimale, pa punë të kaluar, pa asnjë shtesë tjetër. Sa i përket kësaj, ndikon edhe në rritjen e pagave tjera, vetëm në bazë të kësaj rritjeje do t'u rritet paga edhe 27 mijë punëtorëve që kanë harmonizuar marrëveshjet kolektive me ligjin për pagën minimale”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se të gjitha pagat janë të harmonizuara në sektorin privat dhe nëse dikund nuk ekziston harmonizim, atëherë duhet të reagohet, çdo punëtor mund të reagojë dhe normalisht do të ketë një harmnonizim atë që nuk është paguar që nga moment kur është dashur të bëhet harmozimi”, tha kryeministri Kovaçevski.
Lidhur me rritjen e pagave në sektorin publik, kryeministri Kovaçevski tha se ky diskutim duhet të hapet me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët në sektorin publik.
“Një gjë është rritja e pagës, por është edhe tjetër rritja e produktivitetit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, sepse për ne që punojmë në sektorin publik, ju nga privati na e paguani rrogën, presin kushte më të mira”, tha Kovaçevski.