Kovaçevski në Klinikën për Gastroenterohepatologji: Kushte spitalore, diagnostikim dhe intervenime sipas standardeve bashkëkohore, për herë të parë që nga ndërtimi i Klinikës, kujdesemi në vepër!

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot vizitoi Klinikën Universitare për Gastroenterohepatologji, ku është rinovuar tërësisht kati i parë për kujdes intensiv dhe post-intensiv i Klinikës, duke përfshirë dhomat për diagnostikim dhe intervenim.

“Pacientët më të sëmurë nga i gjithë vendi, të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë, tashmë do të qëndrojnë në kushte dinjitoze dhe do të marrin shërbime bashkëkohore mjekësore”.

Pacientët që kanë nevojë për diagnozë dhe ndërhyrje do të ekzaminohen dhe trajtohen në dhoma të reja të pajisura për procedurat diagnostike dhe intervenuese. Ky është renovimi i parë i këtij lloji, pas themelimit të Klinikës për Gastroenterohepatologji”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Renovimi është financuar më së shumti nga Qeveria e SHBA-ve, konkretisht nga Komanda e Shteteve të Bashkuara për Evropë, me vlerë prej mbi 400 mijë dollarë amerikanë, është  dedikuar për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është realizuar në bashkëpunim me Klinikën Universitare për Gastroenterohepatologji. në Qendrën Klinike në Shkup, për çka Kryeministri Kovaçevski falënderoi ambasadoren e SHBA-ve dhe drejtoreshën e Klinikës.

“E nderuara ambasadore e SHBA-ve, Angela Ageler, falënderoj qytetarët dhe Qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – për Republikës së Maqedonisë së Veriut – në të gjitha proceset e rëndësishme, por edhe në nivel specifik, përmes projekteve me rëndësi thelbësore për cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Nëpërmjet këtij programi të ndihmës humanitare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e di që po zgjerohen edhe kapacitetet e Klinikës së Hematologjisë, janë zgjeruar kapacitetet e Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale dhe janë rinovuar sallat e operimit.

 Gjegjësisht, rreth 14 milionë dollarë në 13 vitet e fundit është mbështetja përmes këtij programi amerikan për ndihmën humanitare në shëndetësi, arsim dhe menaxhimin e krizave. Dhe kjo është miqësi e vërtetë në vepër.

Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur, ne kemi miq të sinqertë dhe të vërtetë nga bota demokratike ndërkombëtare dhe kjo do të thotë të jesh partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare”, tha Kryeministri Kovaçevski.

 Ambasadorja e SHBA-ve në vend, Angela Ageler, në fjalimin e saj tha se kjo mbështetje është si për pacientët ashtu edhe për stafin e përkushtuar mjekësor të klinikës, të cilët punojnë mirë dhe me përkushtim.

  “I gjithë kati i Klinikës është rinovuar tërësisht dhe është përmirësuar ndjeshëm jo vetëm kapaciteti i saj, por edhe niveli i shërbimit që ofron për qytetarët.

SHBA-ja, KE-ja po dhurojnë 400 mijë dollarë për rinovim dhe ky është vetëm një shembull tjetër i angazhimit afatgjatë që kemi bërë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të ndërtojë besim dhe cilësi në institucionet e saj”, tha ambasadorja Ageler.

Ambasadoren Ageler e falënderoi edhe drejtoresha e Klinikës, Kalina Grivçeva-Sardelova, e cila theksoi se para disa vitesh është rinovuar kati i tretë i Klinikës, ku është hapur Qendra për sëmundje të mëlçisë në seksionin ambulator.

 “Që do të thotë se sot shënojmë përfundimin e plotë të një procesi dhe mund të themi se kemi kushtet më moderne të punës të përshtatshme për një institucion shëndetësor terciar, i cili është unik në llojin e tij në vendin tonë”.

Projekti i rindërtimit që përfunduam është i madh dhe domethënës, pasi ky është rinovimi i tij i parë i plotë që kur objekti i Klinikave të Brendshme u ndërtua më shumë se 60 vjet më parë.

Klinika për gastroenterohepatologji është dëshmi se kur të duash mund të bësh çdo gjë, me qasje të përbashkët dhe mbështetje të ndërsjellë të të gjithë punëtorëve”, tha drejtoresha Grivçeva-Stardelova.

Në fjalën e tij, Kryeministri vuri në dukje edhe disa investime të rëndësishme të Qeverisë në shëndetësi gjatë vitit të kaluar: pajisje të reja diagnostikuese në një numër të madh institucionesh publike shëndetësore në mbarë vendin, si mamografi, aparate digjitale me rreze X, angiografë, tomografi kompjuterike; një përshpejtues linear për pacientët me sëmundje malinje në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë; aparat i ri për terapi me rrezatim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit 8 shtator; angiografe të reja për disa institucione publike shëndetësore, si dhe se viti i kaluar shënoi një sukses historik në shëndetësi - transplanti i mëlçisë, që e bëri shëndetësinë maqedonase në mesin e sistemeve shëndetësore botërore që e kryejnë me sukses këtë transplant.

Në 5 vitet e fundit, Kryeministri tha se në disa spitale në të gjithë vendin janë instaluar makineri moderne të tomografisë kompjuterike dhe rezonancës magnetike; Pas 15 vitesh, Klinika e veshit, hundës dhe fytit ka marrë aparatura të reja; një aparat i ri me rreze X i destinuar për inçizim në Spitalin e Fëmijëve Kozle; pajisje të reja për Klinikën për sëmundje të fëmijëve; një aparat i ri eko në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve; pajisje të reja mjekësore për Spitalin Special të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës - Çair; aparate të reja për repartet e kujdesit intensiv neonatal të Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup; pajisje të reja për avancimin e punës në repartin e syve në Spitalin klinik Manastir; aparat i ri për diagnostikimin e hershëm të dëmtimit të dëgjimit tek të porsalindurit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës; Është rinovuar reparti i Onkologjisë në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në kuadër të Kompleksit klinik “Nënë Tereza”, janë blerë automjete të reja për Ndihmën urgjente mjekësore në Shkup, automjete për transport ndërklinik të pacientëve, për persona me aftësi të kufizuara.

Kuotat për barnat me recetë janë hequr. Është rritur me 40 për qind paga bazë e mjekëve specialistë; për infermierët e klinikës ndërmjet 20 dhe 23 përqind; tek mjekët e përgjithshëm me 25 për qind, tek bashkëpunëtorët shëndetësorë me 15 për qind.

Koeficientët për pagesën e punonjësve shëndetësorë në detyrë janë rritur – për disa lloje detyre – nga dy deri në tre herë për fundjavë.

Kapitacionet për mjekët e familjes janë rritur.

“Ne jemi këtu për të njoftuar se vazhdojmë të përmirësojmë kujdesin shëndetësor me një ritëm të përshpejtuar. Ne nuk shpenzojmë miliona për shelgje, , stiropor. Paratë i drejtojmë te qytetarët. Ne kujdesemi për nevojat e qytetarëve!”, tha Kryeministri Kovaçevski.

“Ne jemi këtu për të njoftuar se vazhdojmë të përmirësojmë kujdesin shëndetësor me një ritëm të përshpejtuar. Ne nuk shpenzojmë miliona për shelgje, , stiropor. Paratë i drejtojmë te qytetarët. Ne kujdesemi për nevojat e qytetarëve!”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti përshëndeti mbështetjen e konsiderueshme nga Ambasada Amerikane dhe tha se Qeveria mbetet e përkushtuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor.

“Po punojmë në përmirësimin e kushteve për shwrimin e pacientëve, modernizimin e infrastrukturës, riorganizimin dhe përmirësimin e kushteve për punonjësit. Investimi në të gjitha rajonet në mënyrë të barabartë është fokusi im dhe zhvillimi i qendrave rajonale në mbarë vendin, për të cilat kemi hartuar një plan të detajuar për riorganizimin e sistemit shëndetësor”, tha ministri Mexhiti.

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, theksoi se qëllimi i Qeverisë është cilësi evropiane e jetës për qytetarët, dhe me miq të vërtetë si SHBA-ja dhe Evropa, për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ky synim strategjik është gjithashtu i arritshëm.