Kovaçevski: Investim i ri Greenfield i „Yageo” prej mbi 200 milionë euro dhe 3900 vende të reja pune në zonat në Shkup dhe Shtip

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një video fjalim, ka uruar menaxhmentin e kompanisë „Yageo” dhe drejtorin e Zonave Zhvillimore Teknologjiko-Industriale, Jovan Despotovski, me rastin e investimit të ri të „Yageo” në zonat në Shkup dhe Shtip në lëmin e elektronikës.

Bëhet fjal për  investim më të madh Greenfield që nga pavarësia e vendit tonë, me vlerë 205 milionë euro dhe mbi 3900 vende të reja pune.

Në vazhdim ju përcjellim deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

“Të nderuar përfaqësues të menaxhmentit të „Yageo”,

I nderuar drejtor i DZIZHT, Despotovski,

Të nderuar përfaqësues të mediave që ndodheni aty në selinë e Korporatës “Yageo” ,

Të nderuar qytetarë,

I dërgoj urimet e mia për investimin e ri të „Yageo" në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike në Shkup dhe Shtip. Bëhet fjal për investimin Greenfield më të madh që nga pavarësia e vendit tonë prej 205 milionë eurosh dhe më shumë se 3900 vende të reja pune.

Faleminderit ekipit të „Yageo" dhe ekipit të i DZIZHT  për punën e tyre të palodhshme gjatë muajve të fundit për ta bërë këtë investim realitet.

Bwhet fjalë një kompani lider shumëkombëshe për prodhimin e komponentëve elektronikë, e cila ka një prani të fortë globale dhe objekte të veta prodhimi dhe shitjeje në Azi, Evropë dhe Amerikë me 40,000 punonjës në mbarë botën.

Komponentët elektronikë që i prodhojnë dhe që janë një nga prodhuesit më të mirë në botë për rezistorët e çipave dhe kondensatorët e tantalit përdoren në industrinë e hapësirës ajrore dhe automobilistike, 5G dhe telekomunikacionin, industrinë, mjekësinë, menaxhimin e energjisë, energjinë e gjelbër etj.

Me konceptin e ri të nxitjes së investimeve, arritëm ta vendosim vendin tonë mjaft lart në hartën e destinacioneve të investimeve që kanë kapacitetin dhe kushtet për të realizuar investime cilësore nga të cilat do të përfitojmë si vend, por më e rëndësishmja investime që sjellin direkt përfitim për qytetarët e vendit.

Shifrat flasin më së miri se sa efektiv është koncepti i ri i investimeve dhe mbështetjes së investimeve në DZIZHT. Në dy vitet e fundit janë arritur kontrata mbi 650 milionë euro, që është më shumë se gjysma e vëllimit total të investimeve të realizuara në 10 vitet e mëparshme. Me këtë investim kalojmë shumën mbi 850 milionë euro.

Ne kemi mbi 16,500 të punësuar në Zona që është mbi 10,000 punëtorë, vetëm nga viti 2017 deri më tani. Në tremujorin e parë kemi gati një miliard euro eksporte, që është niveli më i lartë në 5 vitet e fundit.

Vetëm vitin e kaluar kompanitë në zona arritën nivelin më të lartë të eksporteve prej 3.7 miliardë euro në vit.

Unë dua t'ju uroj shumë suksese dhe pres që në Maqedoninë e Veriut të shënojmë së bashku fillimin e ndërtimit dhe të theksojmë miqësinë dhe bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

Ju faleminderit.”