MASH: Forcojmë arsimin dual, me masa konrkete do të stimulohet përfshirja më e madhe e kompanive

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në kontuinitet e forcon arsimin e mesëm profesional, Në seancën fundit, Qeveria miratoi informatën për arsimin dual dhe solli konkluzion për t'i rekomanduar odat përgjegjëse për verifikimin e kompanive, që të revidojn procedurat në raport me kohëzgjatjen dhe dokumen-tet e nevojshme për verifikim.Gjithashtu, Qeveria i rekomandoi Këshillit Ekonomiko-Social që të jep propozime konkrete për stimulimin e kompanive të përfshira në procesin e arsimit dual. 

Reforma e arsimit të mesëm profesional është e suksesshme dhe këtë e tregojnë edhe numri i nxënësve të regjistruar, që nga viti në vit rritet. Synimi ynë është të rrisim punësueshmërinë e të rinjve dhe të prodhojmë kuadër me aftësi dhe kompetenca përkatëse, të cilat u nevojiten kompanive dhe t'u mundësojmë të rinjve, pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional, të futen me sukses në tregun e punës ose, nëse dëshirojnë, për të vazhduar arsi-min e lartë.

Arsimi profesional dual filloi në vitin shkollor 2017/2018, ndërsa është intensi-fikuar në vitin 2020 me dialogun social “ Mëso me mençuri , puno me profesion-alizëm”, përmes të cilit çdo vit kompanitë, shkollat e mesme profesionale, odat ekonomike dhe pushteti lokal i shqyrtojnë nevojat për hapjen e profileve dhe paralele të reja arsimore në shkolla, nevojën për ridizajnimin e një pjese të programeve mësimore dhe avansimin e trajnimit praktik të nxënësve. 

Si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve në vitin shkollor 2021/2022, arsimi dual është realizuar në 97 paralele në 46 shkolla të mesme profesionale, ndërsa janë regjistruar 1486 nxënës, të cilët bashkëpunuan me 210 kompani. Këtë vit shkollor, arsimi dual realizohet në 225 paralele në 61 shkolla të mesme profe-sionale, me 2763 nxënës të regjistruar dhe në bashkëpunim me 450 kompani. 

Numrat për vitin e ardhshëm shkollor janë edhe më të larta. Në konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023/2024 janë paraparë 259 paralele duale me gjithsej 6.475 vende për nxënës në bash-këpuëm me mbi 500 kompani. 

Me qëllim për të rritur atraktivitetin e arsimit të mesëm profesional, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndryshoi edhe politikat e bursave, Për nxënësit të regjistruar në arsimin dual paguhen bursa mujore me vlerë prej 3.500 denarë për 9 muaj në vit. 

Kompanitë kanë obligim të organizojnë trajnime praktike për nxënësit dhe atë drejtpërdrejt në vendin e punës, për të cilën duhet të sigurojnë kushte për-katëse - ambient pune, pajisje dhe makineri. 

Realizimi i arsimit praktik në kompani e udhëheqin mentorë dhe aktualisht ja-në të certifikuar më shumë se 1000 mentorë. Nxënësit të cilët regjistrohen në mod-elin dual të arsimit realizojnë planprograme mësimore me numër të shtuar të orëve të kaluara tek punëdhënësi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me reformë të thellë përpiqet në sistem cilësor edukativo-arsimor I cili krijon qytetarë të përgatitur për sfidat e she-kullit të 21-të.