Spallje publik nr. 06/2023 për zgjedhjen e pesë komisionarëve (anëtarëve), prej të cilëve njëri është kryetar i Komisionit për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
10.05.2023

Në bazë të nenit 182 dhe 183 të Ligjit për Letrat me Vlerë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 95/2005, 25/2007, 7/2008, 57/2010, 135/2011, 13/2013, 188/2013, 43/2014, 15/2015, 154/2015, 192/2015, 23/2016, 31/2020 dhe 288/2021), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon

SHPALLJE PUBLIKE nr. 06/2023
për zgjedhjen e pesë komisionarëve (anëtarëve), prej të cilëve njëri është kryetar i Komisionit për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

1) Kryetarin dhe komisionarët e Komisionit për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2) Komisioni është i përbërë nga pesë komisionarë (anëtarë), prej të cilëve njëri  është kryetar.

3) Mandati i komisionarëve (anëtarëve) është pesë vjet, me mundësi të rizgjedhjes.

4) Dy komisionarë (anëtarë) në mënyrë profesionale kryejnë funksionin e tyre në Komision, ndërsa tre janë komisionarë (anëtarë) të jashtëm të Komisionit, të cilët janë angazhuar për kryerjen e  punëve në Komision, për të cilat ju takon kompensim.

5) Komisionarët (anëtarët) që në mënyrë profesionale kryejnë funksionin e tyre në Komision janë me orar të plotë pune dhe nuk mund të ushtrojnë funksion tjetër dhe të punësohen në vend tjetër ose të marrin kompensim tjetër përveç pagës si komisionar (anëtarë) dhe kompensime nga honorarë të përkohshëm edukative dhe autoriale.

6) Komisionarët (anëtarët) e jashtëm kanë të drejtë të kompensimit mujor të cilin e  përcakton Komisioni.

7) Lidhur me realizimin e të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive nga marrëdhënia e punës së kryetarit dhe komisionarëve (anëtarëve) të Komisionit zbatohet Ligji për Marrëdhënie të Punës.

8) Për Kryetar ose komisionar (anëtar) mund të zgjidhet personi i cili i plotëson kushtet e mëposhtme edhe atë :
    - është shtetas të Republikës së Maqedonisë;
    - të ketë certifikatë të arsimit të lartë të përfunduar;
    - të jetë profesionist në fushën e financave dhe të drejtën e biznesit;
    - të posedojë një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
     • TOEBEL  IBT së paku74 pikë,
     • IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,                                        
     • ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2, 
     • FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar,
     • BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose
     • APTIS  (АPTIS) - së paku nivelin B2;
    -  të ketë më së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e financave ose të drejtën e  biznesit;
    -  nuk është anëtar i organeve të partive politike;
    -  nuk është anëtar i bordit drejtues ose këshillit mbikëqyrës ose këshillit të drejtorëve të personit juridik ndaj të cilit kontroll kryen Komisioni, përkatësisht mbikëqyrjen e kryen Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
    - nuk është aksionar me mbi 5% pjesëmarrje në aksionet me të drejtë vote në Shoqërinë Aksionare me detyrime të veçanta për njoftim dhe 25% nga aksionet e emetuara të çdo shoqërie tjetër aksionare;
    - nuk është funksionar që udhëheq organ shtetëror ose organ të administratës shtetërore;
    - nuk ka qenë i dënuar për vepër penale në periudhë prej pesë vitesh para zgjedhjes për komisionar dhe
    - nuk është i dënuar për vepër penale shkaktim të falimentimit të personit juridik

9) Me fletëparaqitjen kandidatët patjetër duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
    1. Biografi të shkurtër;
    2. Letër motivuese;
    3. Çertifikatë të Shtetësisë; 
    4. Çertifikatë ose diplomë për përfundimin e arsimimit të lartë;
    5. Vërtetim se është profesionist në fushën e financave dhe të drejtën e biznesit;
    6. Çertifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet:
     • TOEBEL  IBT së paku 74 pikë,
     • IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,                                        
     • ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2, 
     • FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar,
     • BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose
     •  APTIS  (АPTIS) - së paku nivelin B2;
    7. Pasqyrë të evidentuar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose në Fondin e Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut si përvojë pune, dëshmi se ka më së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e financave ose të drejtën e biznesit;
    8. Dëshmi se nuk është anëtar i organeve të partive politike;
    9. Dëshmi se  nuk është anëtar i bordit drejtues ose  këshillit mbikëqyrës ose  këshillit të drejtorëve të personit juridik ndaj të cilit kontroll kryen Komisioni, përkatësisht mbikëqyrje kryen Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
    10. Dëshmi se nuk është aksionar me mbi 5% pjesëmarrje në aksionet me të drejtë vote në Shoqërinë Aksionare me detyrime të veçanta për njoftim dhe 25% nga aksionet e emetuara të çdo shoqërie tjetër aksionare;
    11. Dëshmi se nuk është funksionar që udhëheq organ shtetëror ose organ të administratës shtetërore;
    12. Dëshmi se nuk ka qenë i dënuar për vepër penale në periudhë prej pesë vitesh para zgjedhjes për komisionar dhe
    13. Dëshmi se nuk është i dënuar për vepër penale shkaktim të falimentimit të personit juridik.

10) Dokumentet nga pika  9 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,,Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Shpalljen Publike për përzgjedhjen e pesë komisionarëve (anëtarëve), prej të cilave njëri është kryetari i Komisionit për Letrat me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”

11) Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes publike në shtypin ditor.

12) Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

13) Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.