Thirrje publike nr.13/2023 për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së Paku 20% e Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Institucion:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување:
18.09.2023
Në bazë të nenit 18 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 7/2019), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:
THIRRJE PUBLIKE nr.13/2023
për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin
së Paku 20% e Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë drejtor të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së Paku 20% e Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mandat katër vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.
- Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së Paku 20% e Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të zgjidhet person që i plotëson këto kushte:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- në momentin e zgjedhjes me aktgjykim të plotfuqishëm të mos i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtjes, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- të ketë marrë së paku 240 kredite sipas SETK ose të përfunduar shkallën e arsimit VII/1;
- përvoja e punës është përparësi;
- njohje të gjuhës angleze dhe
- njohuri të programeve kompjuterike për punë në zyrë
- Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së Paku 20% e Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të zgjidhet person i cili përveç kushteve të përmendura në pikën 2 të thirrjes publike, duhet ti përmbushë edhe kriteret shtesë të shënuara në fletëparaqitjen e disponueshme në lidhjen në vijim:
- Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
- Fletëparaqitje të Thirrjes publike,
- Biografi të shkurtër,
- Letër motivuese,
- Planin dhe programin e punës në vijim,
- Certifikatë të Shtetësisë,
- Dëshmi se në momentin e zgjedhjes me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
- Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të kryer më së paku 240 kredi të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën e arsimit VII/1;
- Dëshmi për përvojën e punës (Kontroll i evidentuar në Agjencinë e Punësimit të RMV-së ose në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut),
- Certifikatë për njohje të gjuhës angleze
- Certifikatë/vërtetim për njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.
- Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së Paku 20% e Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format ekzistuese të përcaktuara me ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA- së dhe ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.
- Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në ueb faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/ten të cilët janë zgjedhur/emëruar dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm) .
- Koeficienti i llogaritjes së pagës : është përcaktuar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientit për llogaritjen e pagave për funksionarët të cilat i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022, 213/2022 dhe 78/2023).
- Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 5 (pesë) ditë pune, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në shtypin ditor.
- Thirrja Publike do të publikohet në ueb faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.