Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se kujdesi për qytetarët është me veprime, gjë që sot po e tregon rikthimin e tarifës së lire të rymës së energjisë elektrike për konsumin mesatar të energjisë elektrike në bllokun 1 dhe 2, sapo u krijuan kushtet për të.
“Nga sot fillon tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike. Qytetarët kanë do të kenë mundësi energji elektrike të lirë nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Kjo siguron kursime mbi 1000 denarë në muaj për çdo familje.
E shihni që investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë që janë bërë gjatë dy viteve të fundit në mandatin sa unë jam kryetar i Qeverisë, mundësuam të përfitojnë të gjithë qytetarët. Instalimi i 600 megavat të burimeve të ripërtëritshme të energjisë mundësoi që nga ora 13:00 deri në 15:00 të ketë tarifë të lirë për qytetarët dhe të mund të kursejë mbi 1000 denarë në muaj. Kështu një qeveri të kujdesshme me strategji të qarta po kujdeset për standardin e qytatarëve.
Kjo është e rëndësishme, sepse ishte një nga premtimet kyçe për qytetarët, të cilin e realizuam. Ajo u pezullua për një periudhë të caktuar për shkak të krizës botërore të energjisë, kur ne vendosëm një sërë masash shtesë që subvenciononin e faturave të energjisë elektrike ku ende po i subvencionojmë ato deri në 90%.
Nga dita e sotme është rikthyer tarifa e lirë e energjisë elektrike, e cila vjen si rezultat i instalimit të fotovoltaikëve, të cilët kanë bërë të mundur lirimin e 2 orëve të energjisë elektrike të lirë për amviset, gjatë çdo dite. Është një fakt që të gjithë duhet ta dinë dhe një fakt kundër të cilës nuk mund të ketë asnjë mohim. Jam i lumtur për atë që kemi bërë gjatë dy viteve të fundit dhe jam i lumtur që qytetarët do të kenë fatura më të ulëta të energjisë elektrike”, tha kryeministri Kovaçevski.