Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, përvetësimi i shkathtësive dixhitale dhe kërkimi i sigurt në internet, janë disa nga përfitimet e pajisjeve të furnizuara TI për 40 shkolla fillore, përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin e arsimit fillor, i cili financohet me mjete nga Banka Botërore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në dixhitalizimin e procesit arsimor, si një nga fokuset kryesore të reformës së sistemit arsimor kombëtar. Bëhet fjalë për trend global, të cilin po përpiqemi ta ndjekim, ndërsa do të kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë dixhitale në vend.
Me përdorimin e pajisjeve të reja TI, nxënësit në shkollat fillore do të zhvillojnë aftësi të reja dixhitale dhe është veçanërisht e rëndësishme që ata do të mbrohen nga përmbajtjet e papërshtatshme që do të kufizohen nga sistemi qendror i instaluar në kuadër të MASH-it.
Rikujtojmë se krahas pajisjeve informatike për shkollat fillore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pajisur edhe kabinetet për lëndët nga grupi i shkencave shoqërore si historia dhe gjeografia me mjete të reja mësimore dhe ndihmëse ndërsa krejtësisht janë pajisur edhe kabinetet e shkencave natyrore në të gjitha shkollat fillore.
Investimi në arsim është investim për të ardhmen. Kuadri i arsimuar dhe i kualifikuar mund të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dhe mjedisit ku jetojmë. Çdo investim në procesin arsimor i kthehet shtetit dyfish.