Thirrje publike nr.16/2023 për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 3 (tre) anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "
Në bazë të nenit 17 dhe nenit 17-a paragrafit 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83/2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr.275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), nenit 26 dhe nenit 26-a të Statutit të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" - Shkup nr.01-210/1 datë 9.3.2015. nr.02-834/5 datë 13.11.2019 dhe nr.02-117/4 datë 3.2.2023 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët е paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje të tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:
T H I R R J E P U B L I K E nr.16/2023
për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 3 (tre) anëtarëve të
Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" - Shkup
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të sekretarit të përgjithshëm, publikon Thirrje Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 3 (tre) anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" - Shkup, me mandat katër vjeçar, me të drejtë edhe për një mandat të njëpasnjëshëm.
2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup.
3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" - Shkup sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:
- 02.10- kultivimi i pyjeve dhe veprimtarive tjera që lidhen me pylltarinë.
4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" - Shkup janë:
91.03 - Mbrojtja e vendeve dhe ndërtimeve historike, si dhe atraksione të ngjashme për vizitorët;
91.04 - Veprimtaritë e kopshteve botanike dhe zoologjike dhe rezervateve natyrore;
01.70 - Gjuetia, kurthi dhe veprimtari adekuate të shërbimit;
94.99 -Veprimtaritë e organizatave tjera në bazë të anëtarësimit, të papërmendura në vend tjetër;
01.29 - Kultivimi i kulturave të tjera shumëvjeçare;
02.10 - Kultivimi i pyjeve dhe veprimtarive tjera që lidhen me pylltarinë;
02.20 - Shfrytëzimi i pyjeve;
02.30 - Mbledhja e frutave të pyllit dhe prodhimeve, përveç druve;
02.40 - Shërbimet ndihmëse në pylltarinë;
03.12 - Peshkim në ujëra të ëmbla;
16. 10 - Sharrim dhe zdrukthtim i drurit;
46.73 - Tregti me shumicë e drurit, materialit të ndërtimit dhe pajisjeve sanitare;
47. 11 - Tregti me pakicë në dyqane të paspecializuara, kryesisht me ushqim, pije dhe duhan;
47. 19 - Tregti tjetër me pakicë në dyqane të paspecializuara;
55.20 - Vendpushime dhe objekte të tjera për qëndrim më të shkurtër;
55.30 - Kampe, autokampe dhe hapësira për kamping;
55.90 - Lloj tjetër i akomodimit;
56.10 - Restorane dhe objekte tjera për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit;
79.11 - Veprimtaritë e agjencive turistike;
79.12 - Veprimtaritë e organizatorëve të udhëtimeve (tur operatorët);
79.90 - Shërbime tjera rezervimi dhe veprimtari të lidhura me ato;
01.11 - Kultivimi i drithërave (përveç orizit), bishtajoreve dhe farës vajore;
01.13 - Kultivimi i perimeve, pjepër dhe shalqinj, perimet me rrënjë dhe rrepkë;
01.26 - Kultivimi i frutave vajore;
01.28 - Kultivimi i bimëve me erëza, aromatike dhe mjekësore për përdorim në farmaci;
01.30 - Kultivimi i materialit për mbjellje;
01.63 - Veprimtari që kryhen pas mbledhjes së kulturave;
01.21 - Kultivimi i rrushit;
01.30 - Kultivimi i verës së rrushit”.
5. Faqja e internetit e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup www.jasen.com.mk
6. Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit dhe
- në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- anëtarët e Bordit Drejtues duhet të kenë përvojë adekuate të punës, edhe atë:
- dy anëtarë të Bordit Drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës),
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.
7. Për anëtar të Bordit Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup, mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit nga fusha e shkencave juridike, shkencave ekonomike ose nga fusha e veprimtarisë së ndërmarrjes publike dhe
- në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- anëtarët e Bordit për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike duhet të kenë përvojë adekuate të punës, edhe atë:
- dy anëtarë të Bordit Drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës),
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.
8. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
1) Formular për paraqitje;
2) Biografi të shkurtër;
3) Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon;
4) Certifikatë të shtetësisë;
5) Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të përfunduar me së paku 240 kredi të fituara sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit, adekuate për vendin për të cilin paraqitet;
6) Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
7) Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh të evidentuar;
8) Deklaratë e vërtetuar në noter se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe për dokumentacionin e parashtruar.
9) Certifikata, licenca, vërtetime, diploma të lëshuara nga institucionet e autorizuara përkatësisht të akredituara për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.
9. Dokumentet nga pika 8 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr.2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 3 (tre) anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup”.
10. Anëtarët e Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup, i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i ndërmarrjes publike – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
11. Anëtari i Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike nuk mund të ketë personalisht, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze interesa në ndërmarrje ose në shoqërinë tregtare që është në marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdolloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit Drejtues është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit Drejtues.
12. Të papajtueshme janë funksioni kryetar dhe anëtar i Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
13. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe obligimet e anëtarëve të Bordit Drejtues/Mbikëqyrës janë të përcaktuara në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e punës së Bordit Drejtues.
14. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup, marrin kompensim në përputhje me Vendimin e Bordit Drejtues nr.02-42/1 datë 21.1.2016 edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë, zëvendëskryetari 11.000,00 denarë dhe anëtari 10.000,00 denarë.
15. Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale – financiare të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup, marrin kompensim në përputhje me Vendimin e Bordit Drejtues nr.02-42/1 datë 21.1.2016 edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë, zëvendëskryetari 11.000,00 denarë dhe anëtari 10.000,00 denarë.
16. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë pune, llogaritur nga dita e publikimit të Thirrjes Publike.
17. Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup, www.jasen.com.mk
18. Afati i fundit për paraqitje është 25.12.2023.
19. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës me shumë qëllime "JASEN" – Shkup do t’a zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmi të nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni 15 ditë pas skadimit të afatit për paraqitjen e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, zbaton intervistë me kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëzimit për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje tjera në lidhje me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).
20. Data, koha dhe vendi i saktë i mbajtjes së intervistës publikohen në faqen e internetit të themeluesit të Ndërmarrjes Publike.
21. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.