Mexhiti: 5 aparate të reja ECHO dhe pajisje të tjera në Poliklinikën Çair, investojmë fuqishëm në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Majiti, mëngjesin e sotëm ka vizituar Poliklinikën Çair, me rastin e blerjes së pajisjeve të reja nga vetë institucioni.

Bëhet fjalë për dy aparate të reja ECHO kolor doppler, njëra e vendosur në kabinetin e gjirit në Poliklinikën Çair dhe e dyta është planifikuar për repartin e mjekësisë interne, e cila do të jetë e pajisur me sondë kardiologjike.

Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:

Sot po vizitojmë Poliklinikën e Çairit me rastin e fuqizimit të këtij institucioni publik shëndetësor, me blerjen e pajisjeve të reja.

Bëhet fjalë për 5 aparate të reja digjitale ECHO kolor doppler – investim i vetë institucionit i dedikuar për Shtëpinë e  Shëndetit në Shkup.
Njëri nga aparatet ECHO kolor doppler, do të vendoset në kabinetin e gjirit në Poliklinikën Çair dhe i dyti është planifikuar për repartin e mjekësisë interne, i cili do të jetë i pajisur me sondë kardiake.
Në Poliklinikë, aparati i vjetër për gastroskopinë është zëvendësuar me gastroskop të ri bashkëkohor.

Është në përgatitje e sipër një kabinet i ri ortopedik, i cili do të mbulojë nevojat e shërbimeve të tilla shëndetësore në këtë pjesë të qytetit të Shkupit. Përveç kësaj, këtu është instaluar një gjenerator i ri për prodhimin e energjisë elektrike. Do doja tju informoj se në muajin e kaluar është instaluar edhe sistemi pax, dhe është implementuar plotësisht në të gjitha kabinetet me rreze X në Shtëpinë e Shëndetit- Shkup.
Me këtë, ne kemi mundësuar qasje më të lehtë për të gjithë radiologët në diagnostikimin me rreze X që kryhet këtu.

Si Ministri e Shëndetësisë, jemi fuqishëm të përkushtuar për përmirësimin e kushteve në shëndetin publik përmes blerjes së pajisjeve të reja, rikonstruksioneve dhe investimeve në kapitalin njerëzor. Në Shtëpinë e Shëndetësisë Shkup gjatë muajit shtator janë bërë 42 punësime të reja. Prej tyre, 22 mjekë të mjekësisë janë të punësuar në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore.

Gjithashtu, në muajin dhjetor janë bërë 26 punësime të reja për Poliklinikën e re të Sarajit, e cila është plotësisht e pajisur me mobilie të reja dhe janë blerë pajisje të reja mjekësore.

Këtë vit kemi bërë ndryshime pozitive në sistemin e kujdesit shëndetësor. Do vazhdojmë edhe në periudhën që vjen, të investojmë në punonjësit shëndetësorë dhe të kujdesemi për pacientët tanë“, – tha ministri Majiti.