Spallje publik nr. 02/2024 për emërimin e drejtorit të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve
Në bazë të nenit 8 dhe nenit 28 të Ligjit të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 220/2019 dhe 42/2020), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon
SHPALLJE PUBLIKE nr. 02/2024
për emërimin e drejtorit të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtorin e Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve
2. Për drejtor të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve mund të emërohet personi që i plotëson këto kushte:
1) të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2) Në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim apo sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
3) Të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën e VII/1 të arsimit;
4) të ketë së paku gjashtë vjet përvojë pune pas diplomimit në fushën përkatëse;
5) të posedojë një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze:
a. TOEFEL IBT së paku 74 pikë,
b. IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,
c. ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2 (B2),
d. FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar,
e. BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose
f. APTIS (АPTIS) - së paku nivelin B2 (B2); dhe
6) të ketë vërtetim për njohje aktive të programeve kompjuterike për punë zyre.
3. Për drejtor të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të përcaktuara në pikën 2 të shpalljes, duhet t’i përmbushë edhe kriteret shtesë të shënuara në fletëparaqitjen e disponueshme në linkun në vijim:
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_fleteparaqitje.docx
4. Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1) Fletëparaqitje të shpalljes;
2) Biografi të shkurtër;
3) Letër motivuese;
4) Planin dhe programin për punën në vijim,
5) Certifikatë të shtetësisë;
6) Dëshmi se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar denim apo sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
7) Dëshmi se ka fituar të paktën 240 kredi sipas SEKT ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit;
8) Vërtetim se ka të paktën gjashtë vjet përvojë pune pas diplomimit në fushën përkatëse; certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze:
a. TOEFEL IBT së paku 74 pikë,
b. IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,
c. ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2 (B2),
d. FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar,
e. BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose
f. APTIS (АPTIS) - së paku nivelin B2 (B2); dhe
9) vërtetim për njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.
5. Dokumentet nga pika 4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,,Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: „Për Shpalljen Publike për emërimin e drejtorit të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve”.
6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë formularët ekzistues të përcaktuara me ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA-së dhe ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për përzgjedhje/emërim.
7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në ueb faqen e internetit) të institucionit për kandidatin që është përzgjedhur/emëruar, dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga autoritetet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, bordet mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm).
8. Koeficienti për llogaritjen e pagës: përcaktohet në pajtim me Vendimin për përcaktimin e koeficientëve për llogaritjen e pagës së funksionarëve të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022, 213/2022 dhe 78/2023).
9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes publike në shtypin ditor.
10. Shpallja do të publikohet në ueb faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
11. Dokumentacioni jo i plotë si dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.