Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, së bashku me zëvendësin e kryetarit të parë të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe me ministrin e shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, morën pjesë ku mbajtën fjalim për hapjen e Poliklinikës së re në Saraj në Shkup.
Në vazhdim ju përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski:
“Pas 50 vitesh sot në mëngjes jam konsultuar me deputetin e Sarajit, me ish-kryetarin e Karposhit, sepse kjo komunë dikur ka qenë pjesë e Karposhit. Që nga ajo kohë, datojnë nevojat dhe kërkesa e qytetarëve për ndërtimin e një Poliklinike në Saraj, dhe sot me kënaqësinë për të gjithëve, kemi një nga poliklinikat më moderne dhe më të bukura, do të thosha në vend, diçka e merituar për qytetarët e këtij vendi, ku tani nuk do duhet të udhëtojnë deri në Gjorçe, Petrov, Karposh për të marrë shërbime shëndetësore.
Shëndeti i qytetarëve, nga kjo shihet se është prioritet yni i lartë.
Sot me kënaqësi të madhe e përshëndes hapjen e Poliklinikës së re në “Saraj”, e cila e mban edhe emrin e njëjtë më të komunës, me të cilat i plotësojmë pritshëmritë dhe nevojat e kahmotshme të qytetarëve për të pasur një qendër poliklinike moderne në këtë pjesë të Shkupit.
Banorët e Sarajit për herë të parë marrin kujdesin primar shëndetësor në vendbanimin e tyre. Me poliklinikën e re do të lehtësohet qasja në shërbime shëndetësore, e cila do të jetë në nivelin e lartë dhe cilësor, edhe vetë mediat mund të sigurohen që përveç faktit që është një objekt i ri, bëhet fjalë për pajisje komplet të reja që do të përdoren në këtë vend në të gjitha fusha, ashtu edhe për personelin shëndetësor që do të punojë nga ai me më shumë përvojë, dhe për të rinj që janë të punësuar këtu.
Investimi kap vlerën afër 1.3 milionë eurove, me mjete buxhetore, ofrojmë kushte moderne për mjekim. Unë gjithashtu duhet të falënderoj Komunën e Saraj, kryetarin e Komunës që arriti të përfundojë të gjitha aktivitetet e nevojshme infrastrukturore dhe pronësore, bashkë me kolegët e tyre. Të falënderoj edhe qytetarët e Sarajit që dhanë një pjesë pronës së tyre, praktikisht që të mund të përfundojë gjithë kjo. Këtu është edhe deputeti. Familja, unë mendoj, quhet Saliu, i cili dhuroi një pjesë të pasurisë së tyre në mënyrë që kjo të mund të përfundojë praktikisht, dhe ata me të vërtetë meritojnë një falënderim të madh për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe, mbi të gjitha, për qytetarët që do të trajtohen këtu.
Në këtë Poliklinikë tashmë janë punësuar 26 të rinj nga profile të ndryshme.
Ajo që liderët këtu kanë vënë në dukje është se do të duhen edhe 26 të tjera që të mund të punohet me një intensitet më të lartë dhe kjo do të bëhet.
Tashmë kemi një proces për 1117 punonjës të rinj që do të vijnë, të cilët praktikisht kanë punuar në sistemin shëndetësor dhe jam i bindur që disa prej tyre do të jenë këtu në këtë Poliklinik “Saraj”.
Gjatë periudhës së kaluar, vërtetë janë bërë një numër i madh i renovimeve dhe vënies në punë të sistemit shëndetësor në vend. Mund të veçoj një numër të madh të tyre si hapja e Klinikës së re tashmë në Kozle, një numër i madh i aparaturave të reja në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë me një repart të ri tërësisht të rinovuar që është ndërtuar së bashku me Ambasadën e SHBA-së, pastaj Endokrinologjinë, pastaj Klinika e Toksikologjisë, si dhe Departamenti i Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, si dhe disa objekte të tjera shëndetësore që morën pajisje të reja dhe objekte tërësisht të rinovuara.
Sa i përket buxhetit të këtij viti, ai është rritur në një pjesë të madhe të zërave. E kemi rritur buxhetin për sëmundje të rralla në 878 milionë denarë ose rreth 15 milionë euro, me të cilat janë siguruar barna për ata që nuk i kanë pasur gjatë viteve të kaluara. Ju e dini që “trikafta” tashmë u dërgohet pacientëve sipas planit të bërë nga mjekët e klinikave përkatëse. Me këtë tregojmë se kujdesemi vërtet për shëndetin e qytetarëve.
Uroj punë të suksesshme në Poliklinikën "Saraj" dhe punonjësve shëndetësorë që do të punojnë këtu, dua t'u them të udhëhiqen nga parimet e Betimit të Hipokratit - të vihen gjithmonë në shërbim të njerëzimit, për të cilin jam i sigurt se një gjë të till e bëjnë. Unë dua të falënderoj të gjithë dhe t'u uroj atyre një punë të suksesshëm dhe siç thonë ata - sa më pak pacientë të jetë e mundur.