Kovaçevski: Lëshohet në përdorim rruga Kriva Pallankë - Deve Bair, investimet në infrastrukturë janë investim në të ardhmen tonë evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në vënien në funksionim zyrtar të rrugës së rikonstruar dhe rehabilituar Kriva Pallankë – Deve Bair.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin integral të kryeministrit Dimitar Kovaçevski:
I nderuar ambasador i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Dejvid Gir,

I nderuar drejtor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Maqedoninë e Veriut, Fatih Turkmenoglu,

I nderuari ministër, Blagoj Boçvarski,

I nderuari ministër Lupço Nikolovski,

I nderuari drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Rustemi,

I nderuari kryetar i komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski,

Të nderuara media,

Sot shënojmë rikonstruimin dhe rehabilitimin e suksesshëm të pjesës rrugore Kriva Pallankë - Deve Bair, duke përfunduar kështu modernizimin e rrugëve në pjesën verilindore të vendit, e cila ishte e harruar me dekada.

Kjo rrugë ishte temë e bisedës e cila pata ditën e parë si Kryeministër i Qeverisë me ministrin Boçvarski  me kryeministrin e Bullgarisë Kiril Petkov dhe me  ministrin e tyre të atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve. Dhe pastaj thamë se do ta rikonstruojm plotësisht këtë rrugë, do ta rehabilitojmë plotësisht dhe do të hapim një korsi të tretë, që nuk ekzistonte në atë kohë.

 

Në të njëjtën kohë do të rehabilitojmë rrugën për në Stracin dhe do të fillojmë punën në autostradën nga Rankovca deri në Kriva Pallankë, e cila nëse mediat shkojnë tani do të shohin se po punohet me ritëm të përshpejtuar.

Ne e kemi përmbushur premtimin tonë. Tani dua t'i them ambasadorit Gir dhe mediave që t'i thonë kryeministrit aktual të Bullgarisë dhe ish-kryeministrit të Bullgarisë Kiril Petkov, i cili është ende kryetar aktual i partisë "Ndryshimet Vazhdojnë", dhe se ata nuk e kanë mbaruar punën e tyre. As seksionin e rrugës afër Qystendilit nuk e mbaruan dhe as pjesën e rrugës nga ana e Bullgarisë deri në Pikë kalimin Kufitar Klepalo.

Pra, ambasador Gir, ju mund t'u thoni atyre përmes Brukselit se ne e kemi bërë punën tonë dhe ata nuk e kanë bërë të tyren.

 Rruga shtetërore A2, pjesa Kriva Pallankë – Deve Bair, të cilën zyrtarisht po e vëmë në përdorim sot, është e gjatë 13 kilometra, ku është bërë rehabilitimi, riparimi i boshllëqet në rrugë dhe zgjerimi me korsi të tretë.

Bëhet fjalë për një investim prej 12.2 milionë eurosh i siguruar përmes grantit të BE-së dhe mbështetjes nëpërmjet BERZH-it, për të cilin gjej rastin të shpreh mirënjohjen time për ambasadorin europian Gir dhe drejtorin e BERZH-it për mjetet financiare që u miratuan.

Me zgjerimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge kyçe, pjesë e Korridorit 8 pan-Evropian, ne u japim fund vështirësive të qytetarëve që e përdornin atë dhe mundësojmë një udhëtim më të shpejtë dhe më të sigurt në pikën kufitare Deve Bair.

Realizimi i rrugëve rrugore, të cilat janë pjesë e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-e, janë të një rëndësie të veçantë për ne, sepse investimet në këto dy korridore janë një aksion politik dhe ekonomik në të ardhmen tonë evropiane.

Tashmë kemi vënë në shfrytëzim autostradën Kumanovë-Straçin, e cila u rehabilitua për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh dhe ku janë investuar rreth 12 milionë euro. Aktivitetet ndërtimore në autostradën Rankovcë – Kriva Pallankë janë në vazhdim e sipër dhe tani me rehabilitimin e rrugës nga Kriva Pallanka deri në pikën kufitare Deve Bair po përfundojmë pjesën lindore të Korridorit 8.

Ne po e ringjallim të gjithë këtë rajon pas disa dekadash stagnimi. Ne zbatojmë planet e shumë qeverive para nesh, sepse nevojat e qytetarëve janë prioriteti ynë.

 
Ne po krijojmë një shtet me një infrastrukturë rrugore moderne që nuk është ndërtuar kurrë më parë. Është ndërtuar kudo sipas standardeve moderne. Arritjet tona sjellin përfitime për qytetarët tanë që e shohin dhe e vlerësojnë atë.

Në pesë vitet e fundit, për modernizimin e rrjetit rrugor në të gjithë vendin nëpërmjet ndërtimit dhe rehabilitimit të rrugëve, janë realizuar projekte të mëdha infrastrukturore që më parë ishin vetëm në letër.

Filluam me realizimin e investimit kapital më të madh në historinë e vendit tonë, Korridorin 8 dhe Korridorin 10-e, që do të na lidhë për herë të parë me lindjen dhe perëndimin, duke e bërë Maqedoninë e Veriut një qendër kryesore transitore.

Duke ndërtuar këto dy korridore, ne po forcojmë lidhjet me fqinjët tanë, po krijojmë 8000 vende pune, po krijojmë mundësi për biznese të reja, përfshirë kompanitë vendase, si dhe po stimulojmë rritjen ekonomike dhe rritjen e tregtisë. Gjithashtu, do të ketë vend për biznese të reja dhe vende të reja pune në qarqet ku kalojnë korridoret, ecuria e të cilave pritet të gjenerojë një rritje nominale të PBB-së prej 2% në vit për pesë vitet e ardhshme.

 
Maqedonia e Veriut po ndryshon fytyrën e saj dhe po bëhet edhe më e aksesueshme për investitorët të cilët gjithnjë e më shumë i njohin mundësitë dhe potencialet tona. Nëse viti i kaluar ishte vit i mundësive të reja, pres që ky vit të jetë vit i mundësive evropiane që po rriten me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili pritet të sigurojë përparim të përshpejtuar të vendeve të rajonit dhe përfshirje më të shpejtë në tregun e përbashkët europian.

Këto mundësi evropiane do të na ofrojnë të ardhmen tonë evropiane, për të cilën ne po punojmë me përkushtim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë!

Dua të falënderoj për realizimin e suksesshëm të këtij projekti, para së gjithash ministrit Boçvarski, edhe ministrit Nikolovski i cili gjithmonë përfaqëson interesat e Maqedonisë Verilindore dhe Kriva Pallankës dhe të gjitha komunave që janë në Kriva Pallankë, kryetarit tw komunës Mitovski të cilët edhe me administratën komunale ndihmuan të realizohen të gjitha projektet dhe sigurisht edhe kontraktorët dhe punëtorët që punuan në këtë drejtim rrugor.