Nëse duam ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut si vend demokratik në të cilën respektohen shumëllojshmëritë, si shoqëri me marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe realizimin e të drejtave të bashkësive, atëherë është e rëndësishme t’i vihet theksë arsimit ndërkulturor, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në dëgjesën e sotme publike për Strategjinë e re kombëtare për zhvillimin e ndërkulturalizmit dhe kohezionit shoqëror 2024-2026.
“Në tre vitet e fundit përpiluam dhe miratuam numër të madh aktesh dhe dokumentesh në fushën e arsimit bazuar në principet e ndërkulturalizmit, demokracisë dhe mosdiskriminimit. Gjithashtu miratuam Konceptin për Arsimin Fillor, Udhëzimet për organizimin e mësimeve të përbashkëta për nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, sollem Standardet për Arsimin Ndërkulturor në të cilat janë zhvilluar kompetencat kyçe interkulturore të cilat nxënësit duhet t’i fitojnë në fund të arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe disa dokumente tjera”, theksoi Shaqiri.
Në arsimin fillor, prej klasës së parë deri në të gjashtën, tanimë po punohet në programet mësimore të reja të përpiluara në bazë të Konceptit të ri, ndërsa së fundi janë sjellur edhe programet mësmore të reja për klasën e shtatë, të cilat do të futen në mësim nga viti i ardhshëm shkollor, Ministri sqaroi se Qeveria javën e kaluar i përcaktoi dy Propozim- Ligjet e reja - për Arsimin e Mesëm dhe për Arsimin dhe Trajnimin Profesional, ndërsa sapo Ligji për Arsimin e Mesëm të miratohet në Kuvend, do të fillojë hartimi i konceptit të ri për arsimin e mesëm dhe do të fillojë ndryshimi në etapa i programeve mësimore edhe për këtë shkallë të arsimit.
Ministri Shaqiri potencoi, se kjo nuk do të thotë se në sistemin arsimor nuk ka sfida në aspektin e arsimit ndërkulturor, në veçanti në shkollat shumëgjuhësore, ku ende ka mundësi për rritjen e komunikimit ndërmjetë nxënësve të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore. Ky është përfundimi i disa hulumtimeve për nivelin e integrimit ndëretnik dhe kohezionit në arsimin fillor dhe të mesëm, mes të cilave edhe ajo e fundit, e zbatuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup
“Me sjelljen e Udhëzimit për organizimin e orëve të përbashkëta, pritet ndryshim i kësaj gjendjeje, por është e nevojshme mbështetja shtesë si nga institucionet arsimore ashtu edhe në nivel lokal nga komunat”, tha Shaqiri.
Duke iu referuar hartimit të Strategjisë së re Kombëtare për zhvillimin e ndërkulturalizmit dhe kohezionit shoqëror 2024-2026, ministri Shaqiri theksoi se në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm janë definuar 5 masa dhe 15 aktivitete. Ato janë të orientuar në orët e përbashkëta mësimore,dhe aktivitete jashtëmisimore, prevenimin e segregacionit fizikë sipas gjuhës së mësimit, përforcimin e kompetencave ndërkulturore të mësimdhënsëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe drejtorëve, përforcimi i kompetencave gjuhësore, revizoni i listës së lekturave duke përfshirë autorë përfaqësues të bashkësive të ndryshme, avansimin e statusit të lëndës me zgjedhje lëndë për gjuhën dhe kulturën e bashkësive.
Përkatësisht siç potencoi Shaqiri, të gjitha këto mund të japin rezultate vetëm nëse ka vullnet të sinqertë tek të gjithë palët e interesuar: komunat, shkollat, mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, organizatat të shoqërisë civile, partneritet ndërkombëtare, për krijimin e kohezionit social.