Kryeministri Xhaferi nga Sellca: Çdo fëmijë meriton kushte të denja për mësim, investojmë vazhdimisht në arsim cilësor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, shënuan fillimin e ndërtimit të Shkollës Fillore Komunale “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Xhaferi:

„Sot jemi këtu, në fshatin Sellcë dhe fillojmë me ndërtimin e një objekti krejtësisht të ri për Shkollën Fillore Komunale “Rilindja”, që do të mundësojë kushte të denja për nxënësit e këtij vendbanimi.

Fëmijët nuk do të mësojmë më në klasa të vjetra që janë ndërtuar në vitin e largët 1954 dhe në kushte të këqija, por do e vijojnë mësimin në një shkollë bashkëkohore.

Godina e re shkollore do të jetë me sipërfaqe të përgjithshme prej 2.400 metra katrorë, e ndarë në dy kate. Janë projektuar 9 klasa me nga 24 nxënës, një klasë për fëmijët e moshës parashkollore, 2 kabinete për realizimin e programit mësimor-shkencor, si edhe një klasë për shkencat informatike.

Projekti do të kushtojë 100.000.000 denarë dhe pritet që ndërtimi të përfundohet deri në vitin 2025.

Çdo fëmijë meriton kushte të denja për mësim, pa dallim nëse jeton në qytet apo në fshat. Prandaj investojmë vazhdimisht në shkolla bashkëkohore dhe në një proces edukativ – arsimor cilësor.

Vetëm në dy vitet e fundit me aktivitete ri-konstruktive për të cilat ishin siguruar mjete buxhetore, janë përfshirë 120 objekte shkollore, a janë ndërtuar edhe 43 salla sportive shkollore në shkollat fillore dhe të mesme. Ndërtohen, mbindërtohen dhe pajisen shkolla anembanë shtetit, edhe me mjete buxhetore, por edhe me mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare. Gjithsesi, mbështetje financiare për rikonstruktim të shkollave dhe sallave sportive nga Qeveria së pari duhet të pranojnë ato shkolla ku është më se e nevojshme.

Njëherazi, janë përmirësuar kushtet edhe për arsimtarët, dhe janë krijuar kushte për përsosjen e tyre të vazhdueshme dhe për rritjen e pagave të tyre që vetëm në dy vitet e fundit ishte rreth 35%.

Investimi në arsim është investim në ardhmërinë e shtetit sepse, pa gjenerata të arsimuara, asnjë shoqëri nuk do të ketë përparim.

Me fat fillimi i ndërtimit të Shkollës Fillore Komunale “Rilindja”.

Ju faleminderit për vëmendjen!“.