Kryeministri Xhaferi në Samitin Rajonal për Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e vazhdon vizitën e punës në Tiranë, Republika e Shqipërisë, me pjesëmarrjen në Konferencën e nivelit të lartë “Rritja dhe Konvergjenca për Ballkanin Perëndimor”.

Në fokus të takimit është Plani i rritjes të Ballkanit Perëndimor i miratuar nga Komisioni Evropian, ndërsa do të diskutohet edhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe realizimin e Tregut të përbashkët rajonal, si proces i përfshirjes graduale në Tregun e vetëm evropian.

Kryeministri Xhaferi, para fillimit do të japë deklaratë për mediat, ndërsa në Konferencë do të drejtohet në Panelin “Hyrje në tregun e vetëm”. Në Samitin Rajonal në Tiranë, i cili është vazhdim i takimit të muajit të kaluar në Shkup, janë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Komisari për Politika të Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhei.

Në Samit pritet të miratohet deklarata e përbashkët e liderëve nga Ballkani Perëndimor në drejtim të bashkëpunimit të mëtejshëm institucional ndërmjet shteteve dhe hapat dhe nismat e ardhshme konkrete në integrimin gradual të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Tregun e përbashkët të BE-së.