“Është gjithmonë kënaqësi të jesh pjesë e diçkaje të bukur, diçkaje që fillon të ndërtohet. Në ditën e tretë, një tjetër premtim i realizuar përpara qytetarëve, qytetarët në Kisella Vodë, në Draçevë pas 100 vitesh do të kenë një objekt shkollor. Ndërtesa e vjetër është saktësisht 100 vjeçare. Do të doja të uroj që shumë fëmijë ta përdorin këtë ambient të ri, sepse fëmijët janë e ardhmja jonë dhe çdo gjë që bëjmë në jetën tonë e bëjmë për fëmijët, të jemi krenarë për ata që do të na pasojnë.
Vazhdojmë në mënyrë ofensive, me ritëm të përshpejtuar të realizimit të premtimeve. Dua të përmend se investimi është më i madh se 1.5 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti qendror. Përgëzoj edhe kryetarin e komunës për përgatitjen e dokumenteve dhe gjithçka që ishte e nevojshme për t'u përgatitur.
Gjatë ditës së djeshme kam pasur takim me ministren e Financave, sot vazhdojmë të punojmë, jemi duke e përgatitur ribalancin dhe mund të them se në ribalancim do të sigurohen edhe gjashtë miliardë denarë shtesë për komunat. Është pak më shumë nga ajo që e kemi planifikuar, sepse vlerësojmë se shpallja do të jetë diku në gusht për komunat dhe se tenderët për ndërtim duhet të fillojnë nga shtatori, për të kapur sezonin e ndërtimit të vjeshtës. Edhe pse kjo paraqet një të tretën e vitit, fondet janë pak më shumë se një e treta. Nga 15 miliardë që i kemi paraparë nga buxheti për rialokim te komunat, nuk janë pesë miliardë, por gjashtë miliardë denarë.
Me punë të disciplinuar, mundet. Këto ditë do të punojmë edhe në një tjetër premtim që e kemi bërë, e kjo është rritja lineare e pensioneve për pensionistët në vitin e parë. Punojmë shumë për t'i përmbushur premtimet tona, sepse për atë që jemi obliguar para qytetarëve do ta realizojmë. Ministrja theksoi se prioriteti ynë kryesor është që të gjithë nxënësit e shkollave fillore të kenë libër në bankat e tyre më 1 shtator, do të bëjmë gjithçka edhe për gjimnazistët ta bëjnë të njejtën, që të kemi edhe për ata. Gjithçka që mundemi dhe që është në fuqinë tonë, do ta bëjmë, të jeni të sigurt, mjaft ishin disfata. Duhet të fillojmë të gjithë së bashku të fitojmë, që ata për të cilët i ndërtojmë këto objekte të kenë një të ardhme të denjë dhe dinjitoze”, theksoi Kryeministri Mickoski në fillimin e ndërtimit të SH.F “Shën Klimenti i Ohrit” në Draçevë, në Komunën e Kisella Vodës.