Kryeministri Mickoski realizoi takim me Ambasadoren e Gjermanisë, SH.S. Petra Dreksler

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Petra Dreksler.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështje aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për ecurinë e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Presidenti Mickoski theksoi rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke theksuar se mbështetja nga pala gjermane ka një rrëndësi të posaçme për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë.

“Gjermania është partner dhe mik i madh dhe i posaçëm i joni me interes të madh strategjik. Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre ka një rëndësi të madhe për ne. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta”, theksoi Mickoski.

Ambasadorja Dreksler konfirmoi përkushtimin e Gjermanisë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje në reformat dhe projektet kyçe që parashihen në periudhën e ardhshme.

Takimi përfundoi me marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.