Mickoski nga Gjevgjelia: Qëllimi i Qeverisë është të punojë për qytetarët, ka filluar rindërtimi i sallës sportive “Partizan”, është lëshuar në përdorim bulevardi deri te PK Bogorodica

"Mirëdita. Unë jam shpesh këtu në Gjevgjeli. Ne shpesh flasim me kryetarin e komunës, me deputeten që vjen nga Komuna e Gjevgjelisë, me njerëzit që na përkrahin, me banorët e Gjevgjelisë, se cilat janë nevojat e banorëve të Gjevgjelisë dhe çfarë është ajo që e bënë Komuna e Gjevgjelisë për të plotësuar ato nevoja të banorëve të Gjevgjelisë.

Sot pata rastin të jem pjesë e lëshimit të një projekti të tillë kapital strategjik, siç është Bulevardi i ri deri te Kalimi Kufitar Bogorodicë, dhe ajo që është shumë domethënëse është se kur filloi të realizohej ai investim kapital, ne ishim bashkë me kryetarin e komunës, deputeten, me njerëzit që na mbështesin, dhe sot jemi këtu me të njëjtët njerëz, plus ministrin e vetëqeverisjes lokale, njerëzit që kanë qenë gjithmonë mbështetja jonë, frymëzimi ynë për të punuar në interes të qytetarëve.

Qëllimi i kësaj Qeverie është që të punojë për qytetarët, në këtë rast për qytetarët e Gjevgjelisë. Kryetari i komunës e përmendi këtë projekt pas meje, diçka që paraqet një emocion të bukur për vetë qytetarët e Gjevgjelisë. Pas kaq vitesh ajo ka filluar të rindërtohet dhe vërtet ky investim kapital do t'i shtojë vlerë jetës së qytetarëve të Gjevgjelisë. Por jo vetëm me kaq, pres që në gusht të fillojë realizimi i projektit për të cilin kemi folur gjatë gjithë kohës, që është rialokimi i mjeteve nga buxheti qendror për komunat, me qëllim të veçantë për projekte, investime kapitale. Për këto 4 muajt e fundit të vitit, Komuna e Gjevgjelisë do të marrë buxhetin adekuat, tashmë kemi diskutuar me kryetarin e komunës se çfarë do të jetë prioritet dhe ku do të përdoren ato para. Mendoj se do të jetë një surprizë e këndshme për banorët e Gjevgjelisë. Në të njëjtën kohë, nga ajo që arrita të marr si informacion nga kryetari i komunës se për vitin e ardhshëm 2025 kemi një numër të mjaftueshëm projektesh që burimet financiare që do të rialokohen nga buxheti qendror të jenë të njëjta dhe të financuara.

Edhe një herë uroj realizimin e shumë projekteve të tilla kapitale. Kjo është politika e kësaj Qeverie, kështu do të jetë politika e Qeverisë dhe e ministrave. Qytetarët e bënë pjesën e tyre, tani është koha që ne t'ua kthejmë qytetarëve atë që bën.

Maqedonia duhet  me vepra. Kështu do të vazhdojmë të funksionojmë”.