Mickoski nga Uashingtoni: Në ditët në vijim do të jemi pjesë e festimit të 75 vjetorit të NATO-s, do të kemi takime me shtetarë, por edhe me biznesmenë dhe diasporë, si dhe do të paralajmërojmë edhe një investim të ri

“Një përshëndetje e madhe nga Uashingtoni. Në ditët në vijim në Uashington dhe Nju Jork do të qëndroj një delegacion qeveritar, të cilin do ta udhëheq unë, ku pjesë do të jenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme, të Brendshme dhe të Mbrojtjes. Ne do të jemi pjesë e aktivitetit që do të festojë 75 vjetorin e ekzistencës së aleancës së NATO-s.

Ajo që dua gjithashtu të potencoj është edhe numri i madh i takimeve dypalëshe që do të kem së bashku me shtetarët e vendeve anëtare të aleancës së NATO-s, në ditët në vijim, por edhe në ditët në vijim do të kem takime me komunitetin e biznesit këtu në SHBA, ku do të prezantoj potencialin që ofron Maqedonia për investime.

Do të paralajmëroj edhe një investim të ri të huaj të një kompanie që është pjesë e listës së 500 kompanive më të mëdha këtu në SHBA, dhjetëra milionë euro investime të reja dhe vende të reja pune për qytetarët e Maqedonisë.

Ky është prioriteti kryesor i Qeverisë së re në Maqedoni. Gjithashtu dua të theksoj  se ditët e fundit në Nju Jork do t'i shfrytëzoj për t'u takuar me diasporën maqedonase, mërgimtarët maqedonas.

Do të doja të dëgjoja prej tyre se çfarë presin nga Qeveria e re dhe natyrisht se çfarë do të ofrojë qeveria e re që mërgimtarët tanë të kthehen në shtëpi, në vendlindje, të investojnë atje dhe praktikisht t'u shmangen të gjitha ato pengesa që ishin nga periudha e kaluar më të cilën u  përballën kur u kthyen në vendlindje.

Edhe një herë, dua të falënderoj opinion maqedonas për përcjelljen e periudhës së kaluar dhe t'i inkurajoj që po vijnë momente të reja të bukura për qytetarët e Maqedonisë. Ne do të përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe të shtetit këtu në Uashington, e më pas në Nju Jork, në mënyrën më dinjitoze, siç na ka hije.

Faleminderit."