Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për ecurinë e shtetit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Kryetari Mickoski theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Bashkimi Evropian për proceset reformuese dhe stabilitetin e vendit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë të punojë së bashku me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta.
Ambasadori Gir konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për vazhdimin e bashkëpunimin të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur reformat dhe projektet kyçe që janë paraparë në periudhën që vijon.
Takimi përfundoi me marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.