Zv. Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai priti sot në një takim njohës, Koordinatoren e Përhershme të OKB-së, Rosana Duxhak, e shoqëruar nga këshilltarja e saj për të drejtat e njeriut, Tatjana Temelkoska.
Gjatë takimit të sotëm u konfirmua mbështetja e parezervë ndaj familjes së organizatave të OKB-së edhe atë në zbatimin e katër prioriteteve të tyre strategjike: ekonomia, zhvillimi social, mjedisi dhe energjetika dhe veçanërisht qeverisja e mirë, si gurthemel i zhvillimit të qëndrueshëm.
“Pata kënaqësinë të mirëpres sot në një takim njohës, Koordinatoren e Përhershme të OKB-së, znj. Rosana Duxhak, shoqëruar nga këshilltarja e saj për të drejtat e njeriut, znj. Tatjana Temelkoska. Në fokus të bisedës, kuptohet ishte edhe mbështetja jonë si institucion ndaj organizatave të OKB-së në zbatimin e politikave të tyre,” u shprehë Fetai.
Në vazhdim të bisedës në mes Fetait dhe Duxhak është rëndë dakord që të vazhdohet dhe të thellohet bashkëpunimi i shkëlqyer me agjencitë e OKB-së, që janë të pranishme në Maqedoninë e Veriut, me qëllim të përshpejtimit të procesit të integrimit në BE.