Mickoski në disa takime dypalëshe në Uashington: E ardhmja e rajonit është në luftën për një ekonomi më të fortë, bashkëpunim dhe krijimin e një të ardhmeje

Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi disa takime dhe biseda dypalëshe.

Mickoski u takua me nënsekretarin e Departamentit të Shtetit për Çështjet Politike, Xhon Bas. Bashkëbiseduesit biseduan për interesat strategjike të shtetit, për përpjekjet e Maqedonisë që synojnë përmbushjen e tyre, si dhe për integrimin dhe përparimin e rajonit.

Kryeministri Mickoski theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe sundimi i së drejtës janë prioritete të Qeverisë së re.

“Për një kohë të gjatë,  ka depërtuar korrupsioni në çdo pore të institucioneve dhe e ka bërë të pamundur përparimin. Kjo ndryshohet përmes aktivitetit sistemor që nënkupton paanshmëri në zbatimin e ligjeve dhe mbështetje të profesionistëve që janë të ngarkuar  për zbatimin e ligjeve. Duhen ndryshime që do të ngjallin shpresë te institucionet”, tha Mickoski.

Ai shtoi se e ardhmja e rajonit qëndron në bashkëpunimin e ngushtë të shteteve, dhe fokusimin në punët që na bashkojnë, si dhe në krijimin e një të ardhmeje që do të sjellë prosperitet për të gjithë.

Kryeministri Mickoski zhvilloi takim edhe me Presidentin e Republikës së Çekisë, Petr Pavel. Bashkëbiseduesit biseduan për shfrytëzimin e potencialeve për bashkëpunim ekonomik dhe politik.

Kryetari i Qeverisë  maqedonase, Mickoski, theksoi se e ardhmja e rajonit qëndron në anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe se në këtë drejtim janë bërë shumë lëshime dhe anulime, të cilat nuk janë vlerësuar plotësisht dhe se frenimi përmes kontesteve të paarsyeshme duhet ndalur. Qytetarët me të drejtë kërkojnë një jetë më të mirë dhe se Qeveria është plotësisht e përkushtuar për një standard më të mirë dhe përmbushje të kritereve të larta për integrim. 

Mickoski ka biseduar edhe me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas, me të cilën ka biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e integrimeve maqedonase në BE.