Në kuadër të aktiviteteve me përfaqësuesit e komunave dhe në drejtim të prezantimit të prioriteteve të Ministrisë së re të Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja Sanja Bozhinovska sot realizoi takim pune me kryetarin e komunës së Ohrit, Kirill Pecakov.
Gjatë takimit u nënshkrua memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Komunës së Ohrit, ku i definuan drejtimet e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në periudhën që vijon.
Gjegjësisht, sipas Memorandumit, Ministria dhe Komuna e Ohrit shprehin gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë, ndihmë dhe mbështetje në fushat me interes të përbashkët, e veçanërisht në sferën e rritjes së efikasitetit energjetik të ndërtesave publike, amvisërive dhe industrisë, duke promovuar një tranzicion të gjelbër përmes ndërtimit të kapaciteteve, aftësive dhe ndërgjegjësimit, shkëmbimit të përvojave, të dhënave dhe trajnimeve për punonjësit.
Mes tjerash, gjatë bisedës u rishikua edhe mundësia e ofrimit të energjisë elektrike të prodhuar nga objektet energjetike që janë në pronësi të shtetit, ndërmarrjeve publike të Komunës së Ohrit, të cilat janë në grupin e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë elektrike, për të cilat në periudhën e ardhshme duhet të bëhen konsultime dhe analiza shtesë.
Përndryshe, memorandumi i nënshkruar është i pari i këtij lloji dhe aktivitetet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me komunat e tjera të vendit për të reduktuar përdorimin joproduktiv të burimeve energjetike nga autoritetet lokale, gjë që në fakt do të ulë kostot për qytetarët.