“Vizita në Uashington kaloi me agjendë intensive dhe do ta vlerësoja si jashtëzakonisht të suksesshme”, deklaroi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske gjatë vizitës së tij në Komunën e Ohrit.
Kryeministri Mickoski theksoi se në Uashington bashkëbiseduesit patën mundësi të takojnë politikanë më ndryshe nga vendi ynë, e jo politikanë që përgjigjen me “po” për çdo gjë dhe janë të përkulur, por politikanë që kanë plan të qartë.
“Kemi prezantuar planin tonë, kemi treguar se cilat janë prioritetet tona edhe si qytetarë edhe si shtet dhe mendoj se pala tjetër u informua për gjëra që nuk i kishin dëgjuar më parë. Ne nuk do të jemi politikanë që jashtë vendit thonë “po” për çdo gjë dhe vendosin dorën në zemër me kurriz të lakuar, përkundrazi do t’i mbrojmë me dinjitet interesat tona. Për diçka do të pajtohemi, e për diçka nuk do të pajtohemi”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se qeveria aktuale nuk ka ndërmend të vjedh qytetarët dhe shtetin siç kanë bërë më parë politikanët të cilët thonin "po" për gjithçka me kurriz të lakuar, në njërën dorë e mbanin flamurin e NATO-s dhe BE-së ndërsa me dorën tjetër e vodhën popullin dhe shtetin.
“Duhet të sundojë ligji, institucionet duhet të jenë funksionale, politikanët duhet të jenë në shërbim të qytetarëve brenda kufijve të mundësive, natyrisht sa më shumë që munden. Ka kaluar koha kur kishim disa politikanë të lumtur dhe qindra mijëra qytetarë të pakënaqur. Parimi “si deri tani” mbaroi, tani duhet të kemi qeveritarë dhe kryetarë komunash dhe poste publike të lodhur dhe qytetarë të lumtur. Kjo është politika që do e shihni, ky është akt patriotik dhe mënyra se si duhet vendi, si punohet për qytetarët. Bëj punë të mirë kur të kesh mundësi, sinqerisht, me dinjitet, ajo që është e mundur - mundet, çfarë nuk është e mundur - nuk mundet, të jem i sinqertë, mos i vendosni problemet nën tapet dhe t'i zgjidhë dikush tjetër, duhet të punojmë në drejtim të zgjidhjes së problemeve”, tha kryeministri Mickoski.