Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme iu përgjigj pyetjeve gazetareske në lidhje me huamarrjen prej 500 milionë euro dhe për kritikat nga Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, se me këtë huamarrje Maqedonia bëhet e varur nga Hungaria, për të cilën kryeministri tha se ato mjete nevojiten për financimin e projekteve të komunave dhe mbështetjen e bizneseve dhe shtoi se përderisa është ai kryeministër, asnjëherë nuk do ta vendosë Maqedoninë në pozitë vartëse dhe kurrë nuk do të varet nga një sovran tjetër përveç qytetarëve të saj.
“E shoh se atje po garojnë kush të jetë më i zëshëm për të më pështyrë mua dhe Qeverinë, nga pretendentët dhe nga kryetari i sapozgjedhur të LSDM-së. Është folklor i brendshëm i tyre dhe nuk do ta komentoja. Ky vend, siç thotë ai, mund të varet vetëm nga qytetarët e tij. Derisa jam kryeministër, nuk do të lejoj kurrë të varemi nga dikush tjetër. Ne mund të varemi vetëm nga qytetarët. Ata na paguajnë dhe ne punojmë për ta. Ne e marrim rrogën nga buxheti, të cilin e mbushin qytetarët dhe ata kanë të drejtë të na thonë çfarë të bëjmë, ne do t'u themi se çfarë mundemi dhe çfarë nuk mund të bëjmë”, theksoi Mickoski dhe shtoi:
“Përderisa jam jnë kryeministër, nuk do ta sjell kurrë Maqedoninë në një pozitë të varur dhe nuk do të varet nga asnjë sovran tjetër përveç qytetarit”.
Mickoski po ashtu theksoi se 500 milionë euro janë të nevojshme për komunat dhe për bizneset, gjegjësisht 250 milionë euro për financimin e projekteve të komunave, që është shumë e rëndësishme për qytetarët, ndërsa 250 milionë euro do t'u jepen bizneseve nën të njëjtat kushte.
“250 milionë euro janë të dedikuara për bizneset dhe kompanitë dhe ne themi ja 250 milionë euro për bizneset dhe kompanitë, sepse kushtet që i kanë në treg janë të paktën dy herë më të këqija. Gjashtë, 6.5 - 7% interes pa grejs periudhë, me afat të shlyerjes më të shkurtër. Praktikisht sot sistemi në biznes është vënë në atë mënyrë që të kërkojnë kredi vetëm ata që nuk kanë nevojë për kredi. Ai që nuk ka nevojë për kredi e fiton dhe ai që ka nevojë nuk mund ta marrë, sepse për fat të keq nga çertifikata e lindjes e deri në dokumentin e fundit i kërkojnë gjatë parashtresës për kërkesë kredie.
Ne themi, ja kjo është mbështetja nga ne si shtet, si Qeveri që në fillim. Cili është obligimi juaj? Obligimi juaj si biznes është të paktën të keni edhe aq mjete të cilat në këto 250 milionë do i investoni, e ato bëjnë gjysmë miliardë investime, të sigurojnë çdo vit të paktën pesë mijë punonjës të rinj dhe të siguroni rritjen e prodhimit tuaj për 5% mbi normën e inflacionit. Në të njëjtat kushte është obligim të cilin do ta kërkojmë nga bizneset”, theksoi Mickoski.