“Edhe sikur të kishin qenë armiq, nuk do të silleshin kështu”, deklaroi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në intervistë për Temën e ditës në ditarin qendror të TV Sitel, gjatë bisedës për mënyrën se si funksiononte qeveria e mëparshme dhe si e trajtonte buxhetin e shtetit.
I pyetur se a do të ketë mjete të mjaftueshme për premtimin për rritjen e pensioneve, kryeministri Mickoski theksoi se do të realizohet rritja lineare e pensioneve prej 5.000 denarëve për pensionistët, gjegjësisht, siç theksoi ai, me këtë buxhet në shtator do të sigurohen 2.500 denarë, ndërsa pjesa tjetër prej 2.500 denarëve do t'i marrin pensionistët në muajin mars të vitit të ardhshëm.
“Do të ketë për pensionet sepse tani sistemi i rritjes së pensioneve është linear dhe atë që kam premtuar se pensionistët do të kenë rritje lineare prej 5.000 denarëve, atë dhe do t'a fitojnë. 2.500 denarë në këtë buxhet dhe 2.500 denarë në mars të vitit të ardhshëm. Kështu që do të ketë proces i cili do të jetë realizim i premtimin”, tha kryeministri Mickoski.