Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i propozoi Kuvendit emrat e mëposhtëm për zëvendësministrat, me ç’rast ekipi qeveritar kompletohet tërësisht.
Për zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes propozohet Elfet Ismaili. Ismaili është ekonomiste e diplomuar. Eksperiencën e saj të punës e ka nisur në Fondin për rrugët magjistrale dhe rajonale. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë drejtore e QKTP Post Shkup 2, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2019 është punësuar në SH.A Postat e Maqedonisë si bashkëpunëtore për marketing. Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ka qenë shoqëruese e personit të referuar në Delegacionin e Republikës së Maqedonisë në NATO, Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës.
Për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme propozohet Astrit Iseini. Iseini ka diplomuar në Fakultetin e edukimit fizik, sportit dhe shëndetësisë dhe ka fituar titullin Doktor i Shkencave në Kinesiologji, Profesor inordinar. Për momentin është profesor inordinar në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.
Në Ministrinë e Drejtësisë propozohet Alen Dereban. Dereban është magjistër i drejtësisë në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me provim të përfunduar të jurisprudencës. Nga viti 2014 ka zyrën e tij të avokatisë, ndërsa për dy mandate ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Strugës.
Për zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Bashkësitë propozohet Nezhdet Mustafa. Mustafa është profesor i diplomuar i filozofisë. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ka qenë kryetar i Komunës së Shuto Orizarit. Më pas ka qenë pjesë e Kuvendit të Maqedonisë si deputet, ndërsa nga viti 2006 deri në vitin 2017 është emëruar ministër pa portofol – koordinator Nacional i Dekadës dhe Strategjisë për Romët.
Për zëvendësministër në Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme propozohet Zoran Dimitrovski. Dimitrovski ka magjistruar në shkencat politike, dhe ka përvojë shumëvjeçare të punës në media, si kryeredaktor përgjegjës. Dimitrievski është zgjedhur zëvendësministër i vetëqeverisjes lokale nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Për zëvendësministër në Ministrin për Çështje Evropiane, propozohet Viktorija Trajkov. Trajkov ka diplomuar në Universitetin e Shën Klimenti i Ohrit Manastir, dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Që nga viti 2010 është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Dhe që nga viti 2019 është zgjedhur docente në Universitetin e Shkupit.
Për zëvendësministër në Ministrin e Financave, propozohet Nikolçe Jankulovski. Jankulovski është doktor i shkencave ekonomike ndërkaq për momentin është profesor i rregullt në Katedrën për agroekonomi në Universitetin Shën Klimenti i Ohrit në Manastir. Ka botuar disa botime vendase dhe ndërkombëtare.
Për zëvendësministër në Ministrin e Ekonomisë dhe të Punës propozohet Marjan Risteski. Risteski është ekonomist i diplomuar, nga viti 2005 deri në vitin 2017 ka qenë kryetar komune në Komunën e Prilepit. Është fitues i disa mirënjohjeve ndërkombëtare dhe të vendit.
Për zëvendësministër në Ministrin e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, propozohet Miroslav Labudoviq. Labudoviq është magjistër në inxhinierinë elektrike dhe teknologjive të informacionit. Që nga viti 2022, ai ka qenë menaxher inxhinierik në Korporatën Telamon.
Për zëvendësministër në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, propozohet Flakron Bexheti. Bexheti është profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ai ka përvojë shumë vjeçare në Fondin Pensional dhe Sigurim Invalidor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë sekretar shtetëror në Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, ndera për momentin është udhëheqës njësie për parashtresa dhe propozime, sektor Juridik.
Për zëvendësministër në Ministrin e Shëndetësisë, propozohet Jovica Andovski. Andovski është ekonomist i diplomuar. Nga viti 2011 deri në vitin 2017 ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë. Ai ishte ushtrës detyre, Drejtor në Sekretariatin në rrjetin Shëndetësorë të Evropës Juglindore, si dhe koordinator nacional i SEEHN të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, propozohet Lulzim Aliu. Aliu është doktor i shkencave filologjike. Ai është profesor i rregullt në lëndën Metodika e mësimdhënies së gjuhës shqipe, Letërsia për fëmijë në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimeti i Ohrit”, Shkup, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi - Shkup”. Nga viti 2023 deri në vitin 2024 ka qenë prodekan.
Për zëvendësministër në Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë propozohet Gjoko Velkovski. Velkovski është ekonomistë i diplomuar. Ka përvojë pune shumëvjeçare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ka qenë sekretar i Qytetit të Shkupit, ndërsa në Qeverinë e fundit teknike ka qenë Ministër Teknik i Punës dhe Politikës Sociale. Nga viti 2013 deri në vitin 2024 ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Çairit.
Për zëvendësministër në Ministrin e vetëqeverisjes lokale propozohet Erxhan Selimi. Selimi ka magjistruar në shkencat politike. Nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë këshilltar në kabinetin e ministrit pa portofol. Nga viti 2014 deri në vitin 2024 ka qenë nëpunës shtetërorë në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2024 ka qenë këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Për zëvendësministër në Ministrin e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Sedat Sulejmani. Sulejmani ka diplomuar në Teologjinë Pedagogjike në Universitetin Uludag - Bursa në Turqi. Ka qenë zëvendësministër i Kulturës, ndërsa nga viti 2023 është punësuar në Komunën e Tetovës si këshilltar për përkrahje profesionale administrative të inspektoratit komunal.
Për zëvendësministër për Transformim Digjital është propozuar Radosllav Nastasijeviq Varxhiski. Nastasijeviq Varxhiski ka magjistruar në shkencat ekonomike - drejtimi i menaxhmentit të marketingut, dhe që nga viti 2019 punon në Komunën e Kumanovës.
Për zëvendësministër i cili do të udhëheq me Ministrin e Administratës Publike, është propozuar Laze Jaqimoski. Jaqimoski është profesor inordinar në Fakultetin e Drejtësisë – Kërçovë, Universitetin Shën “Klimenti i Ohrit” në Manastir. Ka botuar disa publikime vendase.
Për zëvendësministre në Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve është propozuar Kaltrina Zekolli Shaqiri. Zekoli Shaqiri është Doktor i Shkencave. Nga viti 2016 deri në vitin 2023 ka qenë profesoreshë në Universitetin Nënë Tereza, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe nga viti 2023 deri në vitin 2024 është zgjedhur ushtruese e detyrës dekane.
Për zëvendësministër në Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë propozohet Ane Lashkoska. Lashkoska ka diplomuar në Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore në Shkup dhe ka marrë titullin Inxhinier për Kimi.Lashkovska ishte deputete në Kuvendin e Maqedonisë për shumë vite.
Për zëvendësministre në Ministrin për Sport propozohet Safije Sadiki Shaini. Sadiki Shaini është inxhiniere e Informatikës në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore pran Universitetit Shtetërore të Tetovës, e cila nga viti 2012-2019 ka qenë asistent inordinar për informatikë. Ajo ka qenë deputete në përbërjen parlamentare 2020 deri në vitin 2024. Nga viti 2020 është asistente e informatikës në Universitetin Nënë Tereza.