Në Londër realizova takim me MT Mbretin e Mbretërisë së Bashkuar, Çarlls III.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, gjatë së cilës diskutuam për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të ndryshme.
Ky takim paraqet mirënjohje të rëndësishme për Maqedoninë dhe është konfirmim i bashkëpunimit dhe miqësisë së përforcuar me Mbretërinë e Bashkuar.