Mickoski: Fakti që jemi të ndryshëm në aspektin etnik apo fetar nuk na bën të ndryshëm për sa i përket nevojave dhe prioriteteve, nevoja kryesore e të gjithëve është një jetë më e mirë

Mickoski: Fakti që jemi të ndryshëm në aspektin etnik apo fetar nuk na bën të ndryshëm për sa i përket nevojave dhe prioriteteve, nevoja kryesore e të gjithëve është një jetë më e mirë

 

“Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Miq të nderuar,

 

Do të më lejoni tani të drejtohem shkurtë dhe të them disa gjëra që mendoj se janë shumë të rëndësishme për t'u theksuar për të ardhmen, por edhe këto janë momente jashtëzakonisht të rëndësishme kur pas një distancë prej 23 vjetësh nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë, ne mund t'i shikojmë gjërat me një dozë objektiviteti dhe të flasim për aspektet dhe kontributin e kësaj marrëveshjeje, por edhe për sfidat që  qëndrojnë para nesh.

Duhet të jemi realë dhe të thuhet se miratimi i kësaj marrëveshjeje në atë kohë nuk i ka bërë të lumtur dhe të kënaqur plotësisht asnjërën nga palët nënshkruese, por megjithatë Marrëveshja Kornizë solli atë që ishte më e nevojshme dhe e kërkuar në atë kohë, e ajo është paqja. Nga ky aspekt duhet kuptuar se ky është një atdhe i përbashkët për të gjithë dhe se patriotizmi i përbashkët do të thotë vetëm të ndërtosh një jetë nën të njëjtin kulm, me të drejta por edhe detyrime dhe të luftosh për një jetë më të mirë nën të njëjtin qiell. Ajo që jemi të ndryshëm për nga përkatësia etnike, edhe për nga feja, nuk na bën të ndryshëm për sa i përket nevojave dhe prioriteteve dhe nevoja kryesore e të gjithëve është një jetë më e mirë. Ne kemi të njëjtat probleme të përbashkëta dhe prandaj duhet së bashku të ofrojmë zgjidhje dhe t'i zgjidhim ato probleme. Nuk mund të them që të gjithë kontribuojnë ndoshta njëlloj në këtë proces.

 

Por pyetja e vërtetë është pse është kështu dhe cilat janë motivet? Për një kohë shumë të gjatë, elita të caktuara politike kanë përdorur Marrëveshjen Kornizë dhe të drejtat etnike në përgjithësi si të tilla, si mbulesë për të mbuluar interesat e tyre personale dhe shpesh fitimprurëse, por edhe faktin që temat etnike janë keqpërdorur për një kohë të gjatë dhe shumë intensivisht, ndërtohen karriera në këtë emër, ndërsa jeta reale, jeta e atyre që ndajnë njëlloj të përditshmen si të gjithë qytetarët e tjerë, është gjithnjë e më e vështirë dhe gjithnjë e më e palumtur. Për disa parti politike Marrëveshja Kornizë është më e mira dhe zbatohet vetëm me kusht kur të njejtat janë në pushtet, menjëherë pasi të jenë në opozitë dalin me kritika dhe zgjidhje kreative për ta plotësuar atë, por edhe me një interpretim të ndryshëm të të drejtave dhe detyrimeve që dalin prej saj. Në të njëjtën kohë, duke harruar se sa i shtrenjtë është çmimi i asaj marrëveshjeje dhe se ajo marrëveshje ndër të tjera është shkruar , me shumë vuajtje dhe sakrifica nga të gjitha anët, dhe deri diku është mosrespektim ndaj atyre që sakrifikuan, do të përsërisë, nga të gjitha anët.

 

 

 

Ndaj temës së marrëdhënieve ndëretnike  sillen në mënyrë të papërgjegjshme sepse më së paku i kushtojnë rëndësi kësaj, aq sa ishin të përkushtuar dhe të fokusuar në interesa personale, biznese, tenderë. Ata e përdorin këtë si një platformë për vetëpromovim, ndërtimin e karrierave dhe koalicioneve të biznesit. Ata në vend të ndërtuesve të marrëdhënieve ndëretnike, bëhen përfitues të po këtyre çështjeve. Dhe kur flasin për vlerat evropiane, e dini se atëherë i thyejnë ato më së shumti. Sa herë i keni vërejtur  këta njerëz në terren tek njeriu real për të ndihmuar dhe për ta njohur jetën reale?

Pyetja e vërtetë është se sa të kënaqur janë sot maqedonasit e zakonshëm, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët dhe të gjithë qytetarët e tjerë. Refuzoj të futem në peripecitë etnike të individëve, le të matemi së bashku se sa do të përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe sa do t'u ofrojmë zgjidhje atyre problemeve. Sot patriotizmi nuk matet me atë se sa flamuj valëvitim, sa statuse në rrjetet sociale shkruajmë apo sa shpesh flasim për çështje apo dilema etnike që imponojmë, por sa probleme zgjidhim në terren dhe si e përmirësojmë jetën.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit është pjesë e ligjeve dhe Kushtetutës së Maqedonisë, por ajo që nuk ka përfunduar dhe në të cilën duhet të punojmë janë problemet reale të bashkëqytetarëve tanë. Opinioni nuk duhet të bjerë në grackën e kërkesave të reja dhe të pafundme etnike të partive që tani janë në opozitë. Ata patën mundësinë dhe e shpenzuan kohën për pasurim personal dhe në vend që t'i përkushtoheshin luftës për të fituar për një jetë më të mirë për qytetarët, arsim më të fortë, ekonomi, më shumë para për qytetarët, ata vendosën të ndërtonin për vete pallate, hacienda, të blejnë qendra tregtare, të keqpërdorin gjithçka që mund të keqpërdoret.

 

Shpesh më pyesin se çfarë është Hristijan, për ty patriotizëm.

 

Patriotizëm është kur sjellim tre investime të reja në një muaj, më shumë se gjysmë miliardë euro për bashkëqytetarët tanë dhe këtu nuk ka as etni, as fe, as politikë. Patriotizëm është kur ne paguajmë më shumë se një miliard denarë nga Buxeti subvencione të bllokuara për bujqit tanë.

Patriotizëm është  kur do të sigurojmë 350 milionë denarë për ata punonjës të Pyjeve nacionale, në Ekonominë e Ujërave të Maqedonisë para për paga të cilët gjatë këtyre katër muajve por edhe më shumë ata të mëparshmit të cilët sot janë në opozitë kanë harruar që ti paguajnë këta njerëz.  Patriotizëm është kur ndani 15 miliardë denarë nga Buxheti në vit për investime në infrastrukturë në komunat dhe në të gjitha komunat.

Dhe këtu nuk ka vetëm komuna të VMRO-DPMNE-së, nuk ka komuna që janë pjesë e koalicionit të Vlen-it, por ka edhe komuna ku ka kryetarë komunash nga partitë e tjera politike ose ka kryetarë komunash që janë të pavarur, pra janë të zgjedhur nga një grup qytetarësh. Dhe kur të ndërtoni një ujësjellës të ri, kur të ndërtoni një kanalizim  të ri, kur të asfaltoni një rrugë, kur të rinovoni një shkollë, një kopsht fëmijësh, kur të ulni listat e pritjes në ato komuna.

Pse është e rëndësishme kjo? Kjo është e rëndësishme sepse dhimbja e familjeve kur largohen të afërmit  e tyre është e madhe dhe këtu  në mënyrë të barabartë  dhëmb loti i  nënës maqedonase, shqiptare, rome, turke, serbe, vllehe, boshnjake dhe të gjithë të tjerët që përshëndeten nga fëmijët e tyre.  Ai lot dhe ajo dhimbje janë të njëjta për të gjithë. Pse? Sepse ata thjesht nuk shohin perspektivë këtu dhe nuk shohin të ardhme dhe kjo është detyra jonë dhe ky është qëllimi ynë. Dhe këta janë patriotët bashkëkohorë dhe modernë që do ta pakësojnë këtë dhimbje dhe lot, gjegjësisht ajo nuk do të ekzistojë.

Në 20 vitet e fundit kam marrë informacion nga disa ekspertë se më shumë se 100 mijë shqiptarë janë shpërngulur nga vendi. Pse po e përmend këtë? Sepse nëse atyre 100 mijë shqiptarëve u shtoni qindra mijëra bashkëqytetarë tanë, atëherë do të arrini në përkufizimin se çka ka ndodhur në 20 vitet e fundit dhe më shumë.

 

Nga ai optimizëm që kishim në fillim të viteve të nëntëdhjeta, për fat të keq, ngadalë por me siguri jemi kthyer në një vend ku qytetarët janë të zhgënjyer nga elitat politike. Ky brezi ynë, kjo Qeveri e jona ka mundësinë ta korrigjojë atë ndjenjë, të tregojmë se jemi gati t'i përgjigjemi asaj sfide të gjithë së bashku dhe se do t'i përgjigjemi pozitivisht, domethënë gjithë atij zhgënjimi, gjithë asaj dhimbjeje që është grumbulluar në mesin e qytetarëve maqedonas, pa dallim përkatësinë e tyre politike, etnike apo fetare, ata do të zhduken pas sakrificës dhe punës sonë në këtë Qeveri tonë të përbashkët, në të cilën pjesë përbërëse janë Koalicioni Maqedonia jote e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Koalicioni Vredi apo Vlen dhe partia politike ZNAM.

Të bashkohemi rreth temave dhe çështjeve që janë të përbashkëta dhe që na bashkojnë. Krenaria dhe lumturia është një kategori e përbashkët për të gjithë.

Para disa ditësh dolën të dhënat se Maqedonia ka internetin më të shpejtë në rajon dhe ndër më të mirët në Evropë dhe kjo është një përfitim i përbashkët për të gjithë ne, pa dallim përkatësie etnike, partiake dhe fetare. Sukseset e individëve janë sukseset e të gjithëve. Të gjithë e kujtojmë dhe i gëzuam atij gol të mrekullueshëm nga këndi i Shaqirit, lojërave të mrekullueshme të Enis Bardhit dhe pjesës tjetër të reprezentuesve , pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Ata po luftojnë për fitoren e reprezentacionit të Maqedonisë, pa marrë parasysh se në cilin sport, në cilën disiplinë garojnë.

Ky është atdheu ynë i përbashkët, për të gjithë ne dhe një shtëpi që duhet ta ndërtojmë së bashku. Të punojmë për t'i besuar njëri-tjetrit dhe jam i sigurt se do të arrijmë të bëjmë më shumë për secilin njeri.

Marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla e shoqërisë sonë të përbashkët. Ato nuk janë vetëm detyrime ligjore apo marrëveshje politike; ato janë një proces i gjallë që kërkon vazhdimisht përkushtimin dhe angazhimin tonë. Investimet në marrëdhëniet e mira ndëretnike nuk mbarojnë kurrë. Është si të ngasësh një biçikletë – nëse ndalojmë, biçikleta do të ndalet dhe udhëtari do të bjerë. Për të ecur përpara, ne duhet të vazhdojmë t'i ndërtojmë dhe forcojmë ato marrëdhënie, çdo ditë, pa ndërprerje. Kjo është një detyrë për të gjithë ne.

Siç tha Martin Luther King: "Padrejtësia në cilin do vend qoftë është një kërcënim për drejtësinë kudo". Kjo na kujton se drejtësia dhe paqja nuk mund të arrihen vetëm me marrëveshje në letër, por me punën tonë të vazhdueshme për të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve. Do të ripërsëris punën tonë të vazhdueshme për të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve. Faleminderit.''

 

Zoti ta bekoj Maqedoninë.

Ju Faleminderit.”