“Mirëdita edhe nga unë. Sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Aerodromit, bashkë me anëtarët e Qeverisë, Mucunskin, Limanin, qytetarët e Komunës së Aerodromit, këshilltarët, deputetët, njerëzit që nga e kaluara, deputetët tani jemi në një vend, në të cilin së shpejti nga sot, sipas informacioneve që kam marrë, maksimumi një vit nga sot, fëmijët do të mund të kalojnë atë pjesë të jetës së tyre, nga ajo moshë parashkollore, ku do të mund të mësojnë shumë gjëra që do t'u duhen më vonë në jetë për të tejkaluar sfidat e jetës.
Siç tha edhe kryetari i komunës, detyra dhe qëllimi ynë i përbashkët është që shumë shpejt, duke filluar nga sot, të mos ketë më lista pritjeje për regjistrim në kopshtet e Komunës së Aerodromit. Kjo nuk është vetëm detyrë e komunës, por edhe e Qeverisë, e partive politike dhe e koalicionit. Premtuam gjatë fushatës se çdo fëmijë e meriton vendin e vet në kopshte, nëse prindërit vendosin ta regjistrojnë dhe nuk do të ketë më lista pritjeje, privilegje etj.
Po luftojmë për një demografi më të mirë, po luftojmë të mbajmë të rinjtë këtu, të mos ketë emigrim, të mos ketë shpërngulje, dhe duhet si Qeveri, bashkë me komunat, së bashku me ministrinë resoriale, me Ministrinë e Politikës Sociale, demografisë dhe të rinjtë, si dhe me kolegë të tjerë në Qeveri, të punojmë që të sigurojmë të gjitha kushtet e nevojshme, që çiftet e reja të martuara të qëndrojnë këtu dhe me këtë, fëmijët të rriten këtu, të shoqërohen, gjë që për ne paraqet një rëndësi të veçantë.
Si politikë kjo është prioritet i Qeverisë së re. Vetë projekti, 2 milionë euro, mund të mos thotë shumë si investim, por funksioni i projektit të ri do të thotë shumë. Të jeni të bindur, listat e pritjes së regjistrimit në kopshte do të ulen. Meqenëse ka shumë projekte të tilla, do të ketë edhe shumë projekte funksionale që do të nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët kudo në Maqedoni, përfshirë edhe këtu.
Ky ishte qëllimi ynë, ky ishte programi ynë dhe kështu do vazhdojmë edhe në të ardhmen. Qoftë me fat, ky është fillimi i ndërtimit të këtij objekti, ndaj në një vit nga sot le të marrim pjesë së bashku në hapjen dhe pritjen e fëmijëve të parë që do të kalojnë këtu një pjesë të fëmijërisë së tyre”.