“Mirëdita, faleminderit që jeni sot këtu me ne, faleminderit për nderin
Më lejoni fillimisht të uroj këtë festë të madhe krishtere ortodokse, një ditë madhështore për të krishterët ortodoksë, që është Ngritja në qiell e Shën Mërisë, të uroj harmoni, shëndet, shumë dashuri, mirëkuptim për të gjithë bashkëqytetarët tanë pa dallim feje.
Kjo është dita kur të krishterët ortodoksë janë pranë më të afërmive të tyre në rrethin e familjes së tyre dhe është një moment kur mund t'i themi njëri-tjetrit atë që na ka munguar t'i themi njëri-tjetrit në periudhën e kaluar, në të njëjtën kohë dua të uroj minatorët që janë në minierat sepse kjo është edhe dita e tyre.
Ditën e nisëm në Probishtip, e vazhdojmë këtu në Makedonska Kamenicë, tradicionalisht vazhdojmë në Berovë, kështu që me të vërtetë pres që sot të kemi një ditë të bukur plot energji pozitive dhe mendime të mira.
Prej këtu, nga Makedonska Kamenica dua të dërgoj një mesazh, e ai është se në periudhën e ardhshme do të kemi shumë sfida, në periudhën e ardhshme do të punojmë shumë, do të luftojmë dhe në fund do të fitojmë. Maqedonia do të fitojë, qytetarët do të fitojnë. Mjaft ishin 7 vite dështime. Më në fund kemi filluar dhe do vazhdojme të fitojme sado që duan ato forca retrograde që e tërhoqën vendin mbrapa për 7 vite me rradhë, por ta lemë politikën në këtë ditë të madhe, të përqëndrohemi në atë shpirtëroren dhe në këtë drejtim më lejoni përsëri t'u uroj të gjithë bashkëqytetarëve tanë paqe, harmoni dhe shëndet në shtëpitë e tyre."