„Së pari përshëndetje e madhe për shikuesit tanë, për Maqedoninë, për qytetarët maqedonas nga këtu në Zagreb. Sot është dita e dytë e vizitës sime të parë bilaterale, vizita e parë bilaterale pikërisht këtu në Zagreb. Mund të them se pritja nga nikoqirët ishte në një nivel jashtëzakonisht të lartë, do të thosha më shumë se miqësore dhe të dyja vendet kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira, miqësore, do të thoja marrëdhënie vëllazërore.
Në periudhën që vijontë njejtat do t'i përmirësojmë edhe më shumë, mendoj se ka vend për t'i përmirësuar, sidomos në pjesën e shkëmbimit tregtar që tani është diku mbi 300 milionë dollarë në vit, vlerësoj se mund të jetë të paktën dy herë më i madh.
E thashë edhe në konferencën për shtyp pse kompanitë maqedonase dhe kroate të mos veprojnë bashkërisht në tregjet e treta dhe mendoj se kjo është një mundësi e mirë dhe në këtë mënyrë do të kemi një lidhje edhe më të madhe mes dy vendeve.
Unë e vlerësoj shumë mbështetjen që Kroacia, qeveria kroate dhe presidenti i Kroacisë i japin Maqedonisë dhe qytetarëve maqedonas dhe mirëpres fuqishëm mesazhin që dërguan dy shtetarët edhe Andrej Plenkoviq dhe presidenti Millanoviq e cila ka të bëjë me atë se qytetarët maqedonas kemi bërë shumë, si asnjë nga qytetarët në Evropë, në emër të realizimit të qëllimit tonë të dytë strategjik, që është anëtarësimi i plotë në BE, për të cilën kemi bërë shumë lëshime në atë rrugë deri tani dhe se tani është koha që të përshpejtojmë gjithçka, të dinamizojmë gjithçka që të mos jemi viktima të kërkesave dhe pengesave joparimore, që na kanë ndodhur në gati dy dekada e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.
Pasi një herë përjashtimi bëhet praktikë, atëherë është problem për vetë BE-në. Unë pres që të gjithë miqtë tanë brenda BE-së më në fund do të bisedojnë me të gjithë ata që vendosin pengesa joparimore për të filluar procesin e negociatave, atëherë varet nga ne dhe kapacitetet tona, se sa të gatshëm jemi për t'iu përgjigjur pozitivisht atyre sfidave dhe të përshpejtojmë ose ngadalësojmë procesin e negociatave drejt anëtarësimit të plotë brenda BE-së.
Të përmbledh më në fund, ishte një vizitë jashtëzakonisht miqësore, falë nikoqirëve, mikut tim të dashur, kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç, për mikpritjen jashtëzakonisht të lartë nga kryetari i Parlamentit kroat, nga presidenti kroat dhe me të vërtetë dje dhe sot këtu në Zagreb ndihemi si në shtëpi.