Mickoski: Është siguruar K-15 për 84 mijë punëtorë në vlerë prej një miliard denarë

“Në ribalancimin e Buxhetit, edhe pse kjo nuk ishte paraparë në Buxhetin bazë, në ribalancimin e Buxhetit janë paraparë rreth një miliard denarë për pagesën e K-15, që është obligim ligjor i të gjithë punëdhënësve dhe këtë obligim ligjor Qeveria si punëdhënësi më i madh synon ta përmbush në fund të nëntorit, në fillim të dhjetorit”, u përgjigj Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen gazetareske dhe shtoi:

“Sepse e dini, sipas ligjit kërkohet minimum gjashtë muaj përvojë pune për të përmbushur të drejtën për të qenë marrës i K-15, në mënyrë që të mundësojmë një numër të madh të bashkëqytetarëve tanë që do të fitojnë vend pune në ndërkohë të mund të marrin K-15.”

Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria përmes ribalancimit të buxhetit ka siguruar K-15 për 84 mijë punëtorë, punëdhënës i të cilëve është Qeveria.

Kështu që janë paraparë rreth një miliardë denarë që nuk ishin paraparë në Buxhetin bazë me ribalancimin, diku 83 deri në 84 mijë të punësuar, punëdhënësi i të cilëve është Qeveria, do të marrin K-15 nga fundi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit”, tha Mickoski.