Mickoski: Rritja prej 3.8 për qind e prodhimit industrial në muajin korrik është një tregues fillestar se me Qeveri stabile më në fund rikthehet besimi i komunitetit afarist

"Prodhimi industrial pas një kohe të gjatë rënieje, pati një rritje në muajin korrik por ajo është tremujori i tretë, sot presim tremujorin e dytë. Na inkurajon që kemi rritje prej 3.8 për qind të prodhimit industrial pas disa muajsh rënie", deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes gazetareske.

Ai theksoi se në korrik më në fund pati rritje të prodhimit industrial pas disa muajsh rënieje.

"Rënia në muajin maj ishte gjithashtu me dy shifra, mendoj se ishte 11-12 për qind, kështu që pas disa muajsh rënie, më në fund kemi një rritje në korrik. Mund ta interpretojmë si tregues fillestar se më në fund rikthehet besimi në komunitetin afarist. Kemi Qeveri stabile, kemi klimë stabile, kështu që nuk do të ketë pasiguri politike të mëdha, të cilat shpesh here dijnë investitorët si të huaj ashtu edhe vendas t'i pengojnë ata të investojnë", theksoi Mickoski.

Kryeministri pret që kjo prirje të vazhdojë në tremujorin e tretë dhe të katërt, duke pasur parasysh se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratua huamarrje prej 500 milionë eurosh nga Hungaria dhe se ato do të jenë një shtysë solide për bruto prodhimin e brendshëm dhe do të kenë një ndikim pozitiv si në tremujorin e katërt ashtu edhe në tremujorin e parë të vitit 2025.

"Ata do të gjenden përpara deputetëve shumë shpejt dhe pres që ky proces të përfundojë deri në fund të muajit. Këto janë me një komponent zhvillimi, 250 milion euro do të jenë huamarrje për komunitetin afarist, nën kushtet që ne i marrim, e ato janë me normë interesi prej 3.25 për qind, grejs periudhë tre-vjeçare dhe një periudhë 12-vjeçare ripagimi, diçka që aktualisht nuk është në dispozicion në treg për këtë lloj të huamarrjes. Dhe pjesa e mbetur prej 250 milionë eurosh është sërish me komponentën zhvillimore, pra për të financuar investimet kapitale në komunat.

Pres që këto të jenë një shtytës solid për bruto prodhimin e brendshëm dhe të kenë ndikim pozitiv si në tremujorin e katërt ashtu edhe në tremujorin e parë të vitit 2025", përfundoi kryeministri Mickoski, duke shtuar:

"Të ndjekim proceset, normalisht dhe klimën që ne krijojmë si qeveri, nuk ka futbolle nëpër kabinete, nuk ka reket, nuk ka kushërinj dhe vëllezër që e bëjnë më të lehtë të bësh biznes në Maqedoni, por mendoj se tani gjithçka është ndryshe. Biznesmenët janë të lirë të investojnë, nuk ka ndërmjetës që ofrojnë shërbime të shpejta të rimbursimit të TVSH-së ose nuk e di se cilat janë shërbimet e tjera në ministri. Mendoj se është një mjedis shumë më i lirë tani dhe e gjitha ka një ndikim pozitiv në drejtim të përmirësimit të potencialit ekonomik."

"Por sot, do të theksoj se pres të shoh se si do të jetë tremujori i dytë duke pasur parasysh se zgjedhjet përfunduan më 5 maj, ndërsa maji dhe qershori janë pjesë e tremujorit të dytë, pres të kem erëra pozitive edhe këtu. Por, të presim të mos komentojmë përpara kohe," theksoi Mickoski.