Kisha kënaqësinë të realizoja takim me Këshillin e Investitorëve të Huaj këtu në Maqedoni.
Nga diskutimi i frytshëm, mund të konstatoj se ka shumë punë të cilën duhet ta përfundojmë, sepse disi në periudhën e kaluar është folur më shumë, por asgjë nuk është përfunduar.
Mendoj se kemi dëgjuar shumë këshilla të mira, shumë udhëzime të mira se si duhet t'i udhëheqim punët dhe proceset në periudhën që vijon.
Ramë dakord që të kemi takime të tilla tremujore ku do të diskutojmë ecurinë e punëve për të cilat i kemi dakorduar në takimet.
Takimi i radhës tani do të jetë kah fundi i vitit, në gjysmën e parë të dhjetorit, mund të them se të gjithë i kemi dhënë vetes disa detyra shtëpie për reformat dhe ligjet që duhet të ndryshohen, gjegjësisht të cilat duhet të kenë ndryshime, por edhe pjesë nga proceset për të cilat do të duhet të punojmë së bashku, të diskutojmë, të analizojmë, të shohim se çfarë duhet të bëjë secila nga palët në periudhën në vijim. Si Qeveri, mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj agjendës së reformave dhe plotësisht të përkushtuar për përmirësimin e kushteve për udhëheqjen e bizneseve në vendin tonë, sepse sa më të suksesshme janë kompanitë, aq më e suksesshme është qeveria.
Sa më i suksesshëm të jetë komuniteti afarist, aq më e suksesshme do të jetë edhe vetë Qeveria, sepse do të ketë të hyra më të mëdha në buxhet. Dhe me të hyrat nga Buxheti do të ketë realizim më të madh të investimeve kapitale, e në anën tjetër do të ketë paga më të larta për standard më të lartë të qytetarëve tanë.
Si përfundim, ishte takim vërtet i suksesshëm me Këshillin e Investitorëve të Huaj dhe pres me padurim takimin e radhës për të parë se çfarë është bërë nga ajo që kemi rënë dakord sot dhe çfarë duhet bërë më tej.