Mickoski: 8 shtatori na kujton rrugëtimin e gjatë drejt lirisë, luftën tonë për pavarësi dhe të pasigurisë, por 33 vjet më vonë nëse luftojmë së bashku, së bashku do t'ia dalim!

 
„ Të nderuar miq
 
Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore
 
Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik
 
Të nderuar përfaqësues të mediave,
 
Zonja dhe zotërinj,
 
Sot shënohet feneri më i madh i ekzistencës së shtetit maqedonas, akti përfundimtar pas luftës shekullore për liri dhe pavarësi, apo siç mund të thuhet dita e ditëve - 8 shtatori, festa e pavarësisë sonë.
 
Dhe në këtë ditë nuk u arrit vetëm me referendum, por referendumi ishte produkt i një epopeje të madhe heroizmi, kryengritjesh, dy Ilindeneve, një luftë 6-shekullore për liri. Dhe gjithmonë në idealin tonë, në besimin tonë ishte ëndrra e Republikës. Jo mbretëritë, jo monarkitë, por republika si shtyllë i ekzistencës sonë, si shprehje në besimin e sundimit të shumicës dhe vendimeve përmes së cilës mund të dëgjohet dhe të respektohet zëri i popullit.
 
Themelet e shtetit maqedonas u vaditën me gjakun dhe vuajtjet e brezave maqedonas që besuan në të ardhmen dhe lirinë.
 
Prandaj sot, nën sloganin “Së bashku luftojmë, së bashku do t’ia dalim”, shënojmë një nga festat më të mëdha të historisë sonë – Ditën e Pavarësisë.
 
Kjo ditë na kujton rrugëtimin e gjatë drejt lirisë, luftën tonë për pavarësi dhe pasigurisë që e mbarte ajo rrugë me gjemba dhe me rreziqe.
 
Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, bota po ndryshonte me një shpejtësi të paparë. Ishim dëshmitarë të turbulencave dhe dhunës së madhe që shpërtheu në të gjithë ish-republikat jugosllave. Në të njëjtën kohë, e ardhmja jonë demokratike ishte plot me paqartësi dhe sfida.
 
Në ato momente pasigurie dhe frike të madhe,lindi sërish që të ketë sukses ideja e një Maqedonie të pavarur dhe sovrane - realizuar nga një brez liderësh kombëtarë të cilët ishin të vendosur fort se rruga e paqes dhe demokracisë është e vetmja rrugë që do të na çojë drejt një të ardhmeje të re evropiane.
 
Me guxim dhe vizion, këto personalitete i kumtuan qartë botës se atdheu nuk duhet sepse është i madh, por sepse është i yni.
 
Në kohët kur popujt e tjerë ishin përfshirë në konflikte të përgjakshme, ai brez udhëheqësish zgjodhi mençurinë në vend të dhunës; kompromis në vend të konflikt.
 
Falë vendosmërisë së tyre, por mbi të gjitha me mençurinë e popullit dhe besimin e fortë, shteti ruajti paqen dhe u ngrit lart drejt qiellit si shtet i pavarur. Është një bekim që kemi marrë dhe ai bekim na obligon të mbrojmë dhe avancojmë vendin tonë sepse është privilegji më i madh jetësor, qytetërues dhe historik i një kombi.
 
Të nderuar miq,
 
Sot përballemi me një luftë të re gjithashtu shumë të rëndësishme sikurse krijimi i atdheut. Atëherë sundonte entuziazmi, energjia e madhe dhe miratimi i referendumit. 33 vjet më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ne të gjithë jemi më me përvojë. Shumë disfata, shumë dështime dhe lëshime në sistem. Jam shumë i bindur se njeriu që votoi në referendumin e 8 shtatorit 1991 nuk e ka imagjinuar Maqedoninë që kemi sot 33 vite më vonë.
 
Por pas dekadash zhgënjimesh, a duhet të ndalet beteja? Përgjigja është asnjë mënyrë. Dhe kjo nuk është një opsion. Sepse patriotizmi ekziston edhe sot, dhe sot ky brez ka betejën për t'u dalluar. Në atë kohë beteja ishte si të ngriheshe në këmbë, sot beteja është se si të bëjmë hapa të mëdhenj përpara.
 
Patriotizmi është i njëjtë, por qëllimet dhe gjërat që duhet ti fitojmë janë të ndryshme.
 
Si komb kemi dy synime të mëdha. Së pari, ne duhet ta mundim zhgënjimin që është shtresuar nga të gjitha disfatat dhe dështimet e mëparshme tek secuili person. Qëllimi i dytë është edhe më i madh dhe është shkatërrimi i krimit dhe korrupsionit të metastazuar në të gjitha pjesët e shoqërisë.
 
Sot, një numër i madh njerëzish janë me të drejtë të zhgënjyer nga shumë gjëra. Një zhgënjim i tillë është rezultat i një rrënimi të vazhdueshëm të sistemit dhe nëpërkëmbjes së parimeve bazë dhe lëshimeve që janë bërë në dekadat e mëparshme. Janë marrë shumë vendime të cilat qytetarët i kanë ndjerë si humbje personale.
 
Shpesh herë gëlltisnin çfarëdo që t’ju përgatitej dhe më pas si mish i huaj u përhapën në zemrën e organizmit tonë.E gjithë kjo përvojë tani na sjell zhgënjim dhe një dilemë të vazhdueshme mes shumë njerëzve nëse do të kemi sukses. I njëjti zhgënjim ka bërë që shumë njerëz të largohen dhe shumë të distancohen nga politika. Por ju siguroj se ka shpresë dhe do të luftoj deri në atomin e fundit për të thënë se jemi ndryshe nga dikur dhe se po i ndryshojmë gjërat.
 
Në vetëm dy muaj zgjidhëm probleme që ekzistonin prej vitesh më parë si ato me pasaportat dhe tekstet e reja për të gjithë nxënësit. Dhe ne treguam se ata që mendonin se ishin në pushtet të përjetshëm duhet të shkojnë në opozitë. Është sukses i përbashkët ashtu sikurse arritje e përbashkët janë 4 investime të reja në vetëm dy muaj, rritja e pensioneve, subvencionet e paguara, 250 milionë euro për projekte kapitale të infrastrukturës për komunat dhe një sërë projektesh të tjera.
 
Problemi i dytë i madh është kriminaliteti dhe korrupsioni. Kjo e keqe po e ha nga brenda shtetin dhe po shkatërron themelet e besimit mes institucioneve dhe qytetarëve. Korrupsioni është si një helm që dobëson shoqërinë tonë, duke shkaktuar humbje të paktyeshme të shpresës për një të nesërme më të mirë.
 
Si Kryeministër, publikisht theksoj edhe një herë se marr përsipër detyrimin personal për ta udhëhequr pa kompromis këtë luftë me këmbëngulje dhe vendosmëri.
 
Secili prej nesh duhet të jetë pjesë e kësaj beteje, sepse korrupsioni nuk është vetëm problem i Qeverisë, por problem i gjithë shoqërisë dhe unë do të thoja problem sigurie.
 
Për një kohë të gjatë, qytetarët kanë qenë viktima të politikanëve që shpërdoruan pushtetin e tyre, duke shitur dinjitetin e qytetarëve për interesat e tyre personale.
 
Kjo duhet të ndalet më në fund!
 
Vizioni im është i qartë: një vend ku sundon ligji dhe ku nuk ka vend për personat e korruptuar.
 
Qytetarët meritojnë të jetojnë në një vend ku ndershmëria dhe drejtësia janë parimet udhëheqëse. Është koha për t'i dhënë fund paligjshmërisë dhe për të ndërtuar një shtet që do të mbrojë interesat e qytetarëve. Kriminaliteti nuk duhet të jetë më i fortë se Qeveria dhe kësaj të keqeje po i vjen fundi. Të gjithë ata që ecën me çantat e tyre në Qeverinë e kaluar tani po ikin se e dinë përgjigjen. Dhe ne do ta mposhtim këtë të keqe.
 
Të nderuar miq,
 
Në 33 vitet e kaluara jemi përballur edhe me shumë tradhëti nga liderë politikë të papërgjegjshëm që shitën interesat tona kombëtare.
 
Sot jemi këtu për t'u siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më kurrë.
 
Ne kemi interesat tona kombëtare dhe ato interesa do të mbrohen me çdo kusht.
 
Nuk do të jemi monedhë për kusuritje të askujt.
 
Ne do të luftojmë për interesat dhe dinjitetin tonë dhe ju siguroj se do t'ia dalim!
 
Ky është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim feje apo kombësie.
 
Bashkëjetesa nuk është vetëm një ide politike, por është themeli i vendit tonë.
 
Është obligimi jonë të vlerësojmë dhe respektojmë dallimet tona dhe përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët. Së bashku jemi më të fortë, së bashku mund të kapërcejmë të gjitha pengesat.
 
Duhet të pranojmë se njerëzit kanë nevojë për besim në parime dhe një plan të qartë. Dhe ato parime duhet të jenë diçka për të cilën të gjithë mund të biem dakord dhe të arrijmë një konsensus shoqëror, dhe ato parime do të jenë produkt i nevojave dhe besimeve tona reale.
 
Zotërinj, është diçka që duhet ta bëjmë vetë, ta prodhojmë, dhe jo diçka që do të na dhurohet në një pjatë apo një dokument të shkruar nga jashtë. Të tregojmë pjekuri në punë dhe në atë se ky brez është i denjë.
 
Zhgënjimi dhe cinizmi janë rritur, edhe atë i justifikuar, por të gjithë duhet të jenë aktivë në aspektin shoqërorë, duke kontribuar për të mirën e përbashkët. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi nevojë për të gjithë.
 
Opozita duhet të piqet dhe të reformohet në vend që të jetë një varëse dhe mbulesë e politikanëve kriminelë që e sollën vendin në këtë gjendje. Ne duhet të jemi të bashkuar në baza etnike sepse ndajmë të njëjtat probleme dhe sfida dhe vetëm së bashku mund të kemi sukses. Suksesi përcaktohet nga lufta e përbashkët. Sa më të bashkuar të jemi, aq më të suksesshëm do të jemi. Dhe të gjitha fitoret në të kaluarën janë arritur me bashkim.
 
Shkatërrimi dhe përçarjet nuk janë zgjidhje. I përgjigjen të gjithëve përveç qytetarëve. Populli prej nesh pret rezultate, besnikëri ndaj tij dhe përkushtim në realizimin e projektë- masave të premtuara për një jetë më të mirë. Ai pret rend dhe sistem. Kundër çrregullimit që kemi parë deri tani. Nevojitet kapitulli i ri. Të zhvillimit dhe progresit. Të stabilitetit dhe prosperitetit. Dhe këtë mund ta bëjmë vetëm nëse jemi bashkë.
 
Prandaj sot po shpall dhjetë parime rreth të cilave duhej të krijonim unitet dhe kohezionin e të gjithë faktorëve dhe aktorëve shoqërorë, jo vetëm të Qeverisë, apo disa partive nga opozita. Por të gjithëve, universiteteve, sindikatave, biznesmenëve dhe odave, bujqve , ASHAM, profesorëve, mjekëve, të gjithë drejtuesit shoqëror.
 
Së pari, ne duhet të vendosim drejtësi dhe shtet të së drejtës. Dhe jo vetëm në mënyrë të floskulare dhe deklarative si deri më tani, por në thelb përmes shembujve personalë dhe dorëheqjeve kolektive nga të gjithë ata njerëz të turpëruar që vendosën të turpërojnë veten dhe familjet e tyre dhe të shkojnë në anën tjetër të ligjit. Paligjshmëria nuk duhet të jetë sjellja që duhet ndjekur. Pavarësisht se kush është dhe çfarë është në këtë vend, ose do të jetë një qytetar i ndershëm ose do të ketë përgjegjësi dhe do tëpërgjigjet për veprimet e tij. Pavarësisht nëse është pushtet apo opozitë.
 
Së dyti, duhet të ndalet partizimi i shoqërisë, nuk duhet t'i ndajmë njerëzit nga njëra apo tjetra parti, por në të aftë dhe më pak të aftë. Të aftët duhet të përparojnë.Libreza e partisë nuk duhet të jetë leja e përparimit, por diploma dhe dija reale. Sistemi i meritave duhet të jetë mbi gjithçka tjetër. Avancimi në bazë të aftësive dhe kompetencave. Të vyeshmit duhet të fitojnë një shans, në vend të atyre që ecin përpara me lidhjet.
 
Së treti, ne duhet të distancohemi nga konfliktet etnike dhe të izolojmë elementët që krijojnë përçarje ndëretnike. Ne duhet të vendosim një moratorium për temat e prodhuara etnikisht të nxitura nga interesat fitimprurëse të individëve.Duhet t'i jepet fund listës të gjatë të dëshirave për të drejtat etnike, pas së cilës realisht nuk qëndron asgjë, por interesi personal i atyre që i prodhojnë, në kurriz të kolektivit. Sa bosh tingëllon kur dikush kërkon dydhomësi, e nuk ka ujë të pijshëm në Likovë dhe Tetovë. Unë dua zgjidhje për problemet personale të popullit dhe jo zgjidhje për interesat personale të grupeve të vogla politikanësh që abuzojnë me vuajtjet kolektive të popullit.
 
Së katërti, ta mbrojmë dhe përmirësojmë standardin e qytetarëve. Ekonomia tëjetë fokusi dhe fusha e garave. Dhe këtë do ta arrijmë me punë dhe vetëm me punë.
 
Së pesti, ne duhet të krijojmë një shoqëri të drejtë. Unë gjithashtu e kuptoj kritikën e individëve dhe kompanive, marzhat e të cilëve i kemi kufizuar për furnizim të mjeteve shkollore si pjesë e masës MË PAK SHPENZIME MË SHUMË PËR TY, por ta publikoj edhe listën marzheve nga e cila dhemb koka dhe do të shihni se dikush me të madhe përfiton mbi popullin e varfër.
 
E respektoj ekonominë e lirë dhe luftojë për atë, por populli nuk është naiv dhe nuk duhet që nën gëzofin e ekonomisë së lirë, dhe në thelb krijimi i një monopoli apo duopoli, të mbushen xhepat privatë.
 
Së gjashti, arsimi duhet të jetë bileta e suksesit dhe ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të. Njerëzit tanë në mbarë botën arrijnë rezultate të jashtëzakonshme, dhe në shtëpi, fakultete në disa objekte të dyshimta vulosin diploma.Dhe e gjithë kjo do të hetohet. Arsimi është forca që mund të na nxjerrë nga varfëria dhe të na çojë përpara si në ekonomi ashtu edhe në teknologji.
 
Së shtati, duhet të kemi një marrëveshje të përgjithshme për të përmbushur objektivin tonë strategjik, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Nuk kemi alternativë tjetër, as nuk ka ndonjë shans tjetër real. Dëshira e popullit për anëtarësim në Union është dëshira për një standard më të mirë, kritere më të larta dhe më shumë para dhe një sistem të ndërmjetëm. Dhe ne si Qeveri dhe shoqëri nuk duhet të devijojmë nga rruga evropiane.
 
Por në të njëjtën kohë, duhet të dihet ndjenja e hidhur që ka secili prej njerëzve tanë, se po presim shumë në dyert e Unionit dhe besimi në një të ardhme të tillë sulmohet nga pengesa të panumërta politike, në vend të kritereve thelbësore dhe sistematike që do ta bëjnë jetën më të mirë.
 
Prandaj sot çdo qytetar maqedonas ka një gungë në fyt nga shumë procedura dhe kontrata të dëmshme. Unë jam gati të diskutoj çdo çështje, por nuk jam gati të bëj asnjë lëshim me çdo kusht. Le të bëjmë hapa të mëdhenj dhe të ndërtojmë një proces të vërtetë përparimi.
 
Parimi i tetë është uniteti. Natyrisht mund të kemi mendime, qëndrime të ndryshme, por për çështje shtetërore dhe tema me interes të përbashkët duhet të tregojmë unitet. Mund të ndahemi, por ëndrrën maqedonase duhet ta ëndërrojmë të gjithë së bashku dhe duhet ta fitojmë të gjithë së bashku. Të mos ndahemi për çështje madhore, të mos humbim kohë në grindje, në kurriz të progresit. Brenda shtëpisë do të debatojmë për të gjitha çështjet, por jashtë duhet të jemi unikë. Kjo duhet të jetë forca jonë.
Së nënti, ne duhet të luftojmë shpërnguljen. Shumë njerëz të mirë janë shpërngulur në kërkim të një jete më të mirë. Dhe shumë drita u fikën. Nuk ka njerëz për të punuar. Shikoni fushat, është koha e vjeljes së rrushit, ato janë plot me shumë njerëz në moshë dhe me ndonjë të ri të rastësishëm që nuk do ti zhgënjejë prindërit e tij. Themelet e asaj që ne besojmë qëndrojnë mbi supet e tyre. Por përgjithësisht të rinjtë largohen. Dhe është shkatërruese. Ne duhet t'i mbajmë me kushte më të mira jetese dhe një shans për të rinjtë që duhet të jenë forca lëvizëse.
 
Së dhjeti, ne duhet të dallojmë dhe të besojmë në betejat ideologjike.E jona, e imja është patriotizmi i përbashkët, që duhet të na bashkojë. Nuk është gjë tjetër veçse një besim i përbashkët dhe një luftë e përbashkët për të ardhmen e vendit. Ai duhet të na bashkojë të gjithëve, maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serbë, boshnjakë dhe gjithë të tjerët nën diellin maqedonas. Të mos i gëzohemi shkëndijave të vogla, por së bashku për fitore të mëdha dhe hapa të mëdhenj përpara. Shumë eshtë lënë pa bërë dhe duhet bërë shumë.
 
Prandaj kërkoj unitet dhe kohezion për të gjitha këto parime. U dërgoj një mesazh liderëve të opozitës rreth këtyre 10 parimeve që të bashkohemi të gjithë, të pastroheni nga krimi në radhët tuaja dhe të reformoheni. Dhepranojeni këtë që po e ofroj unë si një platformë rreth së cilës bashkohemi.
 
Të gjitha partitë dhe të gjithë palët e interesuara, të ulemi në një tryezë të përbashkët dhe të ndërtojmë një platformë maqedonase për veprim. Një platformë për të ardhmen dhe periudhën e ardhshme. Kjo varet nga ne. E ardhmja është në duart tona dhe ne mundemi.
 
Të nderuar miq,
 
Vizioni ynë për të ardhmen përfshin një angazhim të fortë për rritjen dhe zhvillimin ekonomik që do të sigurojë një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët.
 
Ka potencialin për t'u bërë lider ekonomik në rajon, me infrastrukturë moderne, me ekonomi konkurruese dhe inovacione që do ti mbështesin të rinjtë dhe sipërmarrësit.
 
Ne do të vazhdojmë me reformat që do të përmirësojnë klimën e biznesit dhe do të mundësojnë investime dhe vende të reja pune.
 
Me përpjekje të përbashkëta do të krijojmë kushte ku të rinjtë do të shohin një të ardhme, ku do të mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe ku do të duan të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në shoqëri.
 
Me këtë rast dua t'i drejtohem edhe opozitës, e cila po fundoset në mungesë të ideve dhe në një moskonstruktivitet të plotë.
 
Ju bëj thirrje që të ndaloni lojërat shkatërruese që e vënë vendin në rrezik.
 
Ka ardhur koha të hapim një faqe të re në të cilën opozita nuk do të jetë më faktor destabiliteti, por pjesëmarrëse aktive në ndërtimin e së ardhmes sonë të përbashkët. Duhet të ndërpritet praktika e vjetër në të cilën kur je në pushtet tregton lirinë dhe shtetësinë e popullit tonë dhe kur je në opozitë i vë interesat personale e partiake para interesave të atdheut.
 
Një opozitë e fortë është thelbësore për çdo shtet demokratik dhe shpresoj që procesi i konsolidimit të LSDM-së pas disfatës katastrofike të përfundojë shpejt dhe të vijë një epokë e re e veprimit opozitar demokratik, por patriotik.
 
Atdheu është po aq i fortë sa partitë e tij politike janë të bashkuara dhe unike. Të punojmë së bashku, për të mirën e qytetarëve.
 
Të nderuar miq,
 
Ne jemi një popull që i kemi mbijetuar shumë sfidave dhe që kemi arritur gjithmonë të ngrihemi mbi to.
 
Siç ka thënë edhe Aristoteli i madh: “Qëllimi i politikës është të krijojë kushte ku njerëzit të kenë një jetë të mirë”.
 
Ky është misioni ynë – të krijojmë një atdhe ku çdo qytetar mund të jetojë me dinjitet, në paqe dhe prosperitet.
 
Unë besoj në ju, në forcën dhe vendosmërinë tuaj.
 
Besoj se së bashku mund të kapërcejmë të gjitha sfidat dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm.
 
Maqedonia nuk është vetëm një territor, ajo është shpresa jonë, vizioni ynë më i madh dhe e ardhmja jonë më domethënëse.
 
Ne jemi përgjegjës për trashëgiminë dhe prosperitetin e saj.
 
Ne do të luftojmë së bashku dhe e di që së bashku do t'ia dalim.
 
Të ndërtojmë atdheun me dashuri, vendosmëri dhe vizion. Të gjithë bashkë!
 
Ky është vendi ynë dhe askush nuk mund të na e marrë.
 
Me përpjekje të përbashkëta do të krijojmë një atdhe që do të jetë krenar për të gjithë ne, sot dhe për të gjithë brezat e ardhshëm.
 
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
 
I përjetshëm qoftë atdheu ynë!
 
Gëzuar ditëlindjen Maqedoni!
 
Zoti e bekoftë Maqedoninë!”.