Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Hasim Murtezani ka lindur më 17 korrik 1986 në Shkup.
Në vitin 2008 ka diplomuar në Fakultetin e Administratës Publike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në vitin 2015 kа magjistruar në Studimet e Sigurisë në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Karierën e tij profesionale e ka filluar në vitin 2009 në sektorin privat. Prej vitit 2012 deri në vitin 2013 ka qenë menaxher i një kompanie nga vendi me përfaqësi në Kosovë. Prej vitit 2013 deri në vitin 2017 ka qenë menaxher i një kompanie nga vendi me përfaqësi në Shqipëri.
Hasim Murtezani në vitin 2021 ka qenë kandidat për kryetar komune në komunën e Sarajit, nga rradhët e lëvizjes BESA.
Në vitin 2021 ka punuar si këshilltar i posaçëm i drejtorit të përgjithshëm në Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport, që njëherit shënon edhe angazhimin e tij në sektorin publik.
Në vitin 2024 ka qenë kandidat për deputet nga rradhët e koalicionit VLEN.
Hasim Murtezani përveç gjuhës shqipe flet rrjedhshëm maqedonisht dhe anglisht