Mirëdita edhe nga unë, faleminderit për interesimin.
Sot jemi këtu në Komunën e Aerodromit për të shënuar fillimin e një projekti tjetër që ka rëndësi para së gjithash për banorët e Komunës së Aerodromit. 200 milionë denarë është një investim vërtet i madh kapital i cili do të mundësojë që fëmijët të arsimohen dhe të fitojnë njohuritë e tyre në kushte bashkëkohore, do të thosha evropiane.
Si Qeveri do të vazhdojmë edhe në të ardhmen t’i vazhdojmë nismat e tilla.
Duhet të përmend se përfundoi Thirrja publike që shpalli Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në të cilën komunat janë ftuar të dorëzojnë projekt propozime. Komuna e Aerodromit, gjithashtu, dorëzoi projektet e veta. Të njëjtën gjë do ta bëjmë në fillim të vitit të ardhshëm, në mënyrë që gjithçka që është premtuar do të realizohet.Mund të them se më shumë se 21 miliardë denarë do të rishpërndahen nga buxheti qendror për komunat për investime kapitale, për bulevarde të reja, rrugë, gypa të ujit, kanalizime, shkolla, kopshte etj.. Diçka që deri më tani nuk ka ndodhur.
Megjithatë, ky është një aktivitet i madh investimi. Qëllimi i kësaj Qeverie është të mbështesë investimet kapitale, të mbështesë projekte që do të nënkuptojnë vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve të Maqedonisë.
Unë si Kryetar i Qeverisë mund të them se në Maqedoni në vitet e kaluara kanë munguar shumë gjëra për t'u bërë. Motivi dhe frymëzimi ynë janë qytetarët. Kështu ka qenë tre muajt e fundit që kur jemi në Qeveri dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
Ka shumë për të bërë, duke pasur parasysh situatën katastrofike që gjetëm më 24 qershor, por është kjo që është. Ne duhet të realizojmë atë që kemi premtuar dhe e realizojmë dita ditës. Kjo është pjesë e atyre premtimeve dhe jam shumë i lumtur që ky projekt kapital po fillon të realizohet, sepse jam informuar nga kryetari i komunës se nëse nuk do të ndodhte kjo do të kishte mundësi që këtu të vendosej edhe një turn i tretë, diçka që nuk duhet të lejojmë, dhe ne jemi për punë me një turn. Pra, kjo në mënyrë dramatike do të lehtësojë punën.
Edhe një herë urime, dhe shumë projekte të tilla në Komunën e Aerodromit dhe kudo.