Mickoski: Për një vit nga mandati investojmë 21 miliardë denarë në projekte kapitale nëpër komunat

Mirëdita edhe nga unë,

Mund të them se Maqedonia po ndërtohet sërish pas një ngecjeje afatgjate, më në fund po fillojmë të plotësojmë atë që me vite e vite ishte e braktisur, e harruar por e premtuar, e paplotësuar.

Për dallim nga e kaluara, mund të them se kryetar i komunës së Gjorçe Petrovit së bashku me disa këshilltarë që mbështesin punën e kryetarit të komunës, administratës, së bashku me deputetët në Kuvend, me deputetin këtu nga Komuna e Gjorçe Petrovit, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në periudhën në vijim do të kenë një numër të madh investimesh këtu, por ky investim sot këtu, i cili është nga buxheti i Komunës, tregon se Maqedonia po ndërtohet dhe që qytetarët do të fitojnë kushtet që janë të nevojshme për cilësi më të madhe në jetën e tyre.

Unë i përgëzoj për këtë lloj projekti, si Qeveri vazhdojmë t'i mbështesim të gjitha këto në periudhën që vijon. Përfundoi thirrja për aplikime për projekte që do të financohen nga buxheti qendror.

Komuna e Gjorçe Petrovit ka dorëzuar projekte të tilla në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Pres që në javën e ardhshme të kemi një listë projektesh që do të financohen dhe që vetë procesi të fillojë diku nga java e parë ose do të thoja në gjysmën e parë të muajit tetor. Procedurat e tenderit duhet të përfundojnë në fund të tetorit dhe ofensiva të vazhdojë në gjysmën e parë të nëntorit. Nëse kushtet e motit e lejojnë këtë, gjatë dimrit do të kemi aktivitet vërtet të madh në terren dhe ndërtim të projekteve të reja dhe tashmë vitin e ardhshëm do të përfundojmë disa prej tyre dhe do t'i vëmë në përdorim.

Në fillim të vitit të ardhshëm, do t'ju kujtoj, do të kemi sërish një thirrje të tillë. Në versionin fillestar të Buxhetit, i cili po përgatitet për vitin 2025, për projekte të këtij lloji janë paraparë 15 miliardë denarë, ndërsa komunat edhe një herë do të mund të aplikojnë me projekte që do të nënkuptojnë cilësi më të mirë të jetës për bashkëqytetarët tanë.

Ky aktivitet po ndodh për herë të parë, deri më tani kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Maqedoninë e pavarur. Për vetëm një vit do të kemi 20-21 miliardë denarë më shumë të cilët do të investohen nga buxheti qendror për komunat.

Më lejoni edhe një herë në fund të shpreh kënaqësinë time, së pari për ftesën dhe së dyti për realizimin e këtij lloj projekti.

Më lejoni të përgëzoj kryetarin e komunës, administratën, këshilltarët, deputetët, ministrin dhe të gjithë të tjerët që kontribuojnë në punën e kësaj administrate komunale dhe uroj që në periudhën e ardhshme të realizohen edhe shumë projekte të tilla.