“Fillimisht mund të shpreh kënaqësinë time, sepse kjo pajisje që është e instaluar këtu është nga të paktat aparatura që pacientët mund të përdorin. Edhe pse ministri dhe drejtori thanë se përdoret intensivisht, do të doja që të përdoret sa më pak. Por tashmë kur qytetarët kanë nevojë, kuptohet se kjo pajisje vetëm se mund të përshpejtojë diagnostikimin e problemeve dhe identifikimin e tyre. Dua të përgëzoj drejtorin dhe ministrin dhe njerëzit e Ministrisë së Shëndetësisë që në 100 ditët e para kemi një lloj realizimi, duke pasur parasysh gjendjen katastrofike që trashëguam në këtë sektor.
Do t'ju kujtoj se borxhi vetëm në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ishte më shumë se pesë miliardë denarë. Me një riorganizim të mirë dhe ribalancim të Buxhetit, ai borxh do të zvogëlohet për dy miliardë denarë. Presim që borxhi të zvogëlohet në zero në vitin e ardhshëm fiskal. Do t'ju kujtoj Ligjin i cili u miratua për kujdes shëndetësor ku nuk do të kemi më dualizëm në shëndetësi, por do të kemi përgjegjshmëri të qartë në institucionet dhe klinikat.
Do t'ju kujtoj më tej atë veprimin për të punësuar 600 specialistë, 300 këtë vit, 300 vitin e ardhshëm. Ata që do të shfaqin interes, do të duan të përfshihen në shëndetin publik dhe shumë, shumë gjëra të tjera si lista pozitive, nëntë ilaçe gjenerike, diçka që për më shumë se një dekadë e gjysmë kemi pasur një pauzë kur nuk pati zgjerim të listës pozitive me të cilën ndikohet pozitivisht tek pacientët dhe në standardin e atyre që përdorin këto barna. Atë ngjarje që patëm në Klinikën Digjestive edhe promovimin e pajisjeve atje dhe shumë gjëra të tjera që u promovuan në këto 100 ditë. Në periudhën që vijon pres të promovojmë shumë më tepër punë.
Mandatin e kemi filluar përmes Spitalit klinik në Shtip, ku paralajmëruam vazhdimin e procedurës për ndërtimin e Spitalit klinik në Shtip, spitalit në Kërçovë, që janë projekte dhjetëvjeçare që për fat të keq paraqesin monumente të kohës që ne nuk duam ta kujtojmë. Kështu që mendoj se në mënyrë mjaft ambicioze u bë, ka probleme, por problemet do t'i zgjidhim, nuk kemi nevojë të kërkojmë justifikime, duhet të punojmë dhe në periudhën që vijon të vazhdojmë me dinamikë të pashuar dhe ritëm të pashuar.
Edhe një herë, urime për pajisjet dhe në këtë frymë dhe në këtë drejtim për të vazhduar në periudhën në vijim, sepse qytetarët janë përparësia jonë kryesore dhe interesat e tyre janë ato për të cilat duhet të punojmë dhe duhet ti kënaqim."