Mickoski nga Krivollaku: Vazhdojmë të investojmë në pajisje moderne për Armatën

“Mirëdita edhe nga unë. Më lejoni në fillim të falënderoj ushtarët maqedonas për këtë ushtrim të mrekullueshëm të cilin patëm rastin ta ndjekim dhe t'u uroj edhe shumë ushtrime të tilla të mrekullueshme në terren dhe në shtëpi, por edhe jashtë.

Armata është diçka për të cilën kam respekt të veçantë si pjesëtar i së njëjtës nga viti 2003-2004 në pjesën e Gardës maqedonase, kam pasur mundësinë të mësoj shumë gjëra që ndoshta, për fat të keq, një pjesë e gjeneratave të reja nuk mund t'i shohin, kur nuk jeni pjesë e Armatës.

Por kjo është ajo që është, jeta është e këtillë. Ajo periudhë e jetës sime më çoi atje dhe vërtet kalova një periudhë të mrekullueshme dhe fitova miqësi që i kam edhe sot, kështu që edhe një herë ushtarët maqedonas kanë respektin tim të madh dhe do të mundohem si kryetar i Qeverisë së bashku me anëtarët e tjerë të Qeveria në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera anëtare të aleancës më të madhe dhe më të fortë në kuptimin historik, që është pakti i NATO-së, të mundësojmë kushtet sa më të mira për ushtarët dhe për eprorët të mund të zhvillohen në një Armatë moderne bashkëkohore e cila do të mund t'u përgjigjet sfidave të cilat janë të nevojshme para së gjithash për të mbrojtur atdheun, dhe më pas t'u përgjigjen sfidave që së bashku me aleatët në kuadër të Aleancës së NATO-s do t’i kemi edhe jashtë nga ato sfidat që i kemi - për të mbrojtur atdheun tonë.

Sot patëm mundësinë të shohim një ushtrim praktik vërtet dinamik duke përdorur armatim modern, me përdorim të pajisjeve moderne. Mund të them se nga sa kam arritur të shoh, mund të konstatoj se kapacitetet janë vërtet në një nivel të lartë, do të thoja të shkëlqyer. Më pyesin shpesh nëse je i kënaqur apo jo. Mund të them se jam shumë i kënaqur.

Gjithmonë mund të jetë më mirë, jam i bindur që herën tjetër do të jetë edhe më mirë, herën pas asaj do të jetë edhe më e mirë se ajo e kaluara, etj. etj. do të ndërtojmë kapacitetet. Ajo që presin qytetarët, por edhe nevojat të cilat na imponohen nga anëtarësimi në aleancën më të madhe dhe më të fortë ushtarake në histori, Aleancën e NATO-s.

Si Qeveri do të vazhdojmë t'ju mbështesim dhe mendoj se kemi shumë ditë të bukura përpara. Sa i përket kapaciteteve teknike, ministri tha mjaft, sa i përket kapaciteteve financiare, ministri tregoi në bashkëpunim me Ministrinë e Financave se çfarë kemi bërë gjatë kësaj periudhe dhe çfarë kemi hasur. Por të jeni të sigurt se mbështetja për Armatën, blerja e pajisjeve dhe fondeve të reja do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Për të qenë vërtet një Armatë moderne dhe dinamike e cila do të përmbushë standardet e NATO-s.

Faleminderit edhe një herë për ftesën dhe Shtabit të Përgjithshëm. Falënderoj kreun e Shtabit që ka qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të mrekullueshme dhe sa herë që të më ftojnë jam në dispozicion.

Edhe një here faleminderit“.