Më lejoni së pari të falënderoj gazetarët për interesimin e tyre për këtë ngjarje. Më lejoni të përgëzoj Ministrinë e Transportit, Drejtorinë doganore, sigurisht kredinë e marrë nga Banka Botërore, është mirë që qytetarët maqedonas të cilët do ta paguajnë këtë kredi nga Banka Botërore do të kenë vendkalim kufitar modern i cili është pjesë e Korridorit 8 dhe është një mesazh i fortë politik sepse në periudhën e kaluar jemi akuzuar se nuk ka qenë kaq prioritet Korridori 8, por Korridori 10 ka qenë prioritet, por me këtë dhe me atë që do të fillojë nga e hëna, është rikonstruksioni i PK Klepallo.
Tregojmë vendosmëri të qartë se çdo pikë e Maqedonisë është e rëndësishme për ne dhe se nuk do të lëmë asnjë pikë që nuk do të rindërtohet dhe rinovohet. Duhet të theksojmë se qytetarët e Maqedonisë që do ta paguajnë këtë kredi do të kenë një vendkalim kufitar modern, do të kenë edhe pika moderne kufitare ku do të kemi një punë më efikase të Drejtorisë doganore.
Sa i përket punës efikase të Drejtorisë doganore, mund të them se para dy ditësh në thelb është parandaluar tregtia ilegale e 36 kilogramëve supstancë narkotike, marihuanë, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pasur tregti të paligjshme të barnave poashtu në një sasi e madhe dhe do të vazhdojmë në periudhën në vijim. Kriminelët nuk do të jenë më të sigurt. Me largimin e Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, mesazhi që duam të dërgojmë është se kushdo që respekton ligjet dhe Kushtetutën ka respektin tonë, por çdo kriminel, pavarësisht nëse është politik apo tjetër, do të kapet, dorrëzohet dhe do të jep llogari për atë që bën.
Pra, duhet të ketë sundim të ligjit kudo, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, por është e rëndësishme që qytetarët maqedonas që do t'i paguajnë këto kredi që i merr Qeveria maqedonase, të kenë kushte evropiane kur kalojnë pikat kufitare dhe nuk do të ketë më turma siç ishte në të kaluarën.
Edhe një herë dua të falënderoj Ministrinë e Transportit, Drejtorinë doganore, falënderoj deputetët e Kuvendit të Maqedonisë që janë sot këtu me ne, përfaqësuesin e Bankës Botërore, e cila është huadhënëse e kësaj kredie që do ta paguajnë qytetarët e Maqedonisë dhe shpresoj se do të ketë shumë projekte të tilla në të ardhmen.