Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për qeverisje të mirë Arben Fetai, sot në takim pune priti Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë SH.T Denion Meidani dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës SH.T Florian Qehaja.
Temë e diskutimit ishin aktivitetet rreth shënimit të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila me Ligjin e festave në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e caktuar si festë për qyetarët shqiptarë.
Zëvendëskryeministri Fetai shfrytëzoi rastin që ambasadorit Meidani t’i dorëzojë Letër urimin me rastin e negociatava që hap Shqipëria me Bashkimin Evropian, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai.