Mickoski në Festivalin e gështenjave në Novosellë: Këto ngjarje ndikojnë në zhvillimin e turizmit rural

Sot jemi në këtë manifestim të bukur me ftesë të kryetarit të komunës së Novosellës, shpresoj që ta pasurojmë atmosferën e bukur të këtij festivali të gështenjave, e cila është tradicionale dhe si traditë duhet të respektohet dhe të kultivohet në të ardhmen.

Ju e goditët me pyetje thelbin dhe qëllimin e vërtet , dhe ajo është se si munden këto ngjarje të ndikojnë në zhvillimin e turizmit rural, unë mendoj se munden dhe sit të kenë ndikim. Këtu kemi mysafirë, do të thosha nga e gjithë Maqedonia, dhe kjo është mirë, dhe është mirë kur ka ngjarje të tilla kur njerëzit mund të mblidhen dhe të kalojnë pak kohë së bashku, dhe mirë, unë me praninë time, unë thjesht po tregoj sa përkrahje ka nga ana e Qeverisë, në veçanti në këto ngjarje dhe i inkurajoj që të vazhdojnë kështu, por edhe për mua është një mundësi së bashku me kryetarin e komunës së Novosellës, së bashku me kryetarin e Komunës së Bosillovës dhe pjesa tjetër e krerët të komunave të pranishëm këtu nga komunat për të diskutuar edhe për atë projekt të cilin ne si Qeveri po e shtyjmë që ka përfunduar.

Javën e ardhshme tashmë do të kemi zyrtarizimin, nënshkrimin e kontratave, sa projekte do të fillojë të realizohet, sa projekte do të kemi për vitin e ardhshëm, krerët e komunave të Bosillovës dhe Novosellës njëzëri thanë se ky projekt është shumë domethënës për zhvillimin e këtyre komunave.

Nga ana e Qeverisë mund të them se paratë nga kredia hungareze tashmë janë në llogarinë e Bankës Popullore, kemi marrë gjysmë miliardë dhe po fillojmë të punojmë dhe të japim atë që qytetarët presin nga ne.