Mickoski: Si Qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim për realizimin e Koridorit 8 dhe 10

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Krerë të komunave,

Drejtor,

E nderuara Shkëlqesi, Ambasadore Ageler,

Sot për ne ky është një moment domethënës sepse pas dy vitesh, premtimesh dhe fjalë të kota, sot më në fund mund të shihet diçka që duhet të jetë pjesë e asaj ëndrre që kemi si Qeveri, e ajo është se si vendi ynë duhet të jetë shteti nikoqir në tre udhëkryqe. E ato janë udhëkryqet e transportit, hekurudhës dhe energjetikës. Kjo është ëndrra jonë. Kjo është ëndrra ime personale dhe si Kryeministër do të bëj gjithçka për ta bërë realitet.

Ne jemi një vend që fatkeqësisht nuk del në det dhe dikush mund ta konsiderojë këtë si një mungesë, por ne duhet të jemi të zgjuar dhe këtë mungesë ta bëjmë avantazhin tonë, sepse jemi një udhëkryq natyror i dy korridoreve shumë të rëndësishme, Korridorit 8 dhe Korridorit 10.

Sot jemi këtu në vendin që është pjesë e Korridorit 8 dhe të shtunën nga sa kemi shqyrtuar deri më tani me personat përgjegjës nga kompania "Behtel", gjegjësisht konsorciumi "Behtel dhe Enka", do të vizitojmë edhe vendin tjetër ku ndërtohet, e ai është pjesa në mes të Prilepit dhe Manastirit.

Kjo është ajo që duhet të jetë prioriteti ynë dhe nga puna e katër muajve të kaluara si Qeveri dhe tre muaj si kryesi në NPRRSH, mund të vërehet se janë bërë dyfish, trefish më shumë në krahasim me dy vjet më parë. Dhe kjo mund të shihet. Dhe tani kjo nuk është magji, nuk është një iluzion, është e vërteta. Ne i shohim gjërat në terren ashtu siç janë punuar.

Këto negociata së bashku me menaxhmentin e kompanisë “Behtel” filluan gjatë atyre kontakteve në Uashington, kur isha në vizitë në Uashington, në Samitin e NATO-s, vazhduan këtu dhe ja e shihni se kur arrihet diçka bashkërisht, kur ka dialog, kur diskutohet, mund të arrihet përparim. Atë përparim të gjithë e shohim tani dhe jam vërtet krenar që jemi sot këtu dhe që në periudhën në vijim do të kemi shumë lajme më të këndshme dhe të mira për ju, për opinionin maqedonas dhe qytetarët maqedonas, nënkryetari i Qeverisë dhe Ministër për Transport, z. Aleksandar Nikollovski.

Kështu që, edhe një herë dua t'i falënderoj të gjithë për pjesëmarrjen e tyre, për kontributin e tyre në tre muajt e fundit të cilat ishin efektive. Ata janë njerëzit para së gjithash në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore që e koordinojnë gjithë këtë proces bashkë me njerëzit e konsorciumit "Behtel dhe Enka", Ministria e Transportit, Ministria e Mjedisit Hapësinor, unë ndihmoj me aq sa mundem normalisht ku kërkohet ndihma ime, natyrisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dëshiroj t'ju falënderoj juve mediave që po e ndiqni këtë proces dhe ju uroj shumë e shumë momente të tilla të mira do të thoja.

Sigurisht që komunat nëpër të cilat do të kalojnë këto korridore janë një hallkë e pathyeshme këtu. Faleminderit edhe krerëve të komunave.